E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Bajrami lavdëron veten

Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajram,i tha se ministria që ai drejton ka shënuar arritje të mëdha. Si arritje ai përmendi reformimin e administratës publike, realizimin buxhetit prej 89. 4 për qind, dhe largimin e të e gjitha ministrive nga objektet private.

“Viti 2009 ka qenë një vit i përkushtimit të qeverisë së Kosovës në ndërtimin e një administrate moderne profesionale, politikisht neutrale. Qeveria e Kosovës e ka vendosur këtë objektiv në prioritete e saja dhe administrata publike po bëhet një tregues i shtetit të ri”, ka thënë ministri Bajrami.

Ministri Bajrami po ashtu tha se në të ardhmen e sidomos gjatë vitit të ardhshëm kjo ministri ka përgatitur edhe shumë projekte të cilat do të bëjnë që administrata publikë të mos jetë e politizuar. Ai madje tha se ministria e tij do të caktojë me ligj pagat e shërbyesve civil, përfshirë edhe zyrtarët e lartë. Bajrami tha se nuk do të ketë më raportime në media se Kuvendi i Kosovës, qeveria apo policia kanë rritur pagat krye në vete.

“Ne nuk dëshirojmë një administratë politike. Ajo është pasqyrë e shtetit. Ne po punojmë që administrata të jetë shtetërore dhe administrata të ketë një lojalitet ndaj shtetit. Partitë politike do të ndërrohen në sistemet demokratike, kurse administrata është dera e parë në të cilën qytetari troket”, ka theksuar ministri Arsim Bajrami.

Prioritet i Ministrisë së Administratës Publike për vitin e ardhshëm do të jetë edhe më tutje reforma publike, regjistrimi i popullsisë që do të mbahet në pranverën e vitit 2011 dhe ndryshim të punës dhe të procedurave të panevojshme burokratike në të cilat po hasin qytetarët e vendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›