E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e dheut, dëmtohen 10 banesa

RROGOZHINË- Dhjetë shtëpi janë dëmtuar ndërsa njëra është shkatërruar krejtësisht si pasojë e shkarjes së dherave në qytetin e Rrogozhinës. Shtëpia e shembur me pronar Rakip Mecja është dëmtuar më shumë duke lenë pa strehe pesë pjesëtarët e familjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Koder Rrogozhinë dhe dëmtimi ka përfshire edhe 10 banesa të tjera në mënyre te pjesshme.
Banorët janë shprehur se e kanë kuptuar me përpara rrëshqitjen e tokës, gjë që u ka dhënë mundësi që të largohen e të mos kenë pasoja. Rrëshqitja e dherave nuk ka përfshirë vetëm të gjallët, por edhe te vdekurit. Burimet zyrtare nga Bashkia e Rrogozhinës, kanë bërë me dije se rrëshqitja ka përfshirë edhe varrezën që ndodhej në këtë zonë të njohur si lagjja Gjuzë.
Në kontaktin telefonik për " Shekullin", sekretari i Nën Prefekturës së Kavajës, Enver Masha, tha se pas shembjes, rreth 40 banorë janë strehuar në një ish-magazinë ndërsa të tjerët kanë shkuar tek të afërmit e tyre. Masha tha se do të nisë një vlerësim për tokën ku janë ndërtuar banesat në mënyrë që të përcaktohet rrezikshmëria e rrëshqitjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›