E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Imami, medalje për ushtarakët

Ceremonia

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u dorëzoi medaljet disa ushtarakëve të dekoruar. Medaljen “Për shërbime të shquara” e morën: gjeneral major Arian Zaimi, Idriz Konjari, kolonel Foto Duro, kolonel Thimi Hudhra, kolonel Bardhyl Hoxha, kolonel Dilaver Hoxha, kolonel Ruzhdi Rustemi, kolonel Gjon Vorfi, kolonel Agron Shara, kolonel Pirro Ahmeti, n/kolonel Edison Zarka, n/kolonel Agim Hajro dhe kapiten Klean Xhelilaj. Medalje “Për shërbime të larta” morën: Vjollca Kryeziu, Rezart Tërshana dhe Astrit Gjunkshi. Ministri shpërndau medalje “Për shërbime të shquara” për batalionin Malor të Forcave Tokësore në Vaun e Dejës, me motivacionin “Për dedikimin, profesionalizmin dhe realizimin me sukses të detyrës që ju caktua në ndihmë të popullatës së zonave të përmbytura në Veri të Shqipërisë”. Po dje u dekoruan me motivacionin “Për kontribut të veçantë, përkushtim dhe profesionalizëm në përballimin e gjendjes së emergjencës së krijuar në zonat e përmbytura në veri të Shqipërisë” edhe plot 26 ushtarakë të lartë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›