E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbaron mandati i Kujtim Putos

Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga Vladimir Kristo kryetar, Fehmi Abdiu, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Admir Thanza, anëtarë, me sekretare Blerina çinari, në datë 02.04.2010 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura kërkesën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Si objekt ishte deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Kujtim Puto. Gjykata vëren se zoti Kujtim Puto, me dekretin nr.2027, datë 26.3.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr.7491, datë 24.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për një mandat 12-vjeçar. Nga të dhënat rezulton se gjyqtari Kujtim Puto, betimin para Presidentit të Republikës e ka bërë në datën 01.04.1998. Për rrjedhojë, bazuar në nenin 179/1 të Kushtetutës, si dhe në nenin 8/3 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, data 01.04.2010, konsiderohet edhe si datë e mbarimit të mandatit të tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›