E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, niveli arrin në 12.7 për qind

11/01/2010  Sipas INSTAT-it
Zyrtarisht të papunë në vendin tonë janë 142.062 persona, ndërsa në vitin 2008 ky numër ishte 140.075 vetë. Kështu raportojnë shifrat e tremujorit të tretë të vitit 2009 të INSTAT-it. Sipas këtyre të dhënave, forca e punës në vend ishte 1.113.580 vetë në këtë periudhë, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar ishte 12.76 për qind. Një tremujor më parë, ky nivel ishte 12.70 për qind. Në të njëjtën kohë mësohet se numri i të punësuarve është 2 000 vetë më pak. Kthesa e tendencës së papunësisë në vendin tonë drejt rritjes përkon me fillimin e krizës globale, në tremujorin e katërt të vitit 2008. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor, vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës është 568.549. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor është rritur me 0.7 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë. Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3.135 lekë në muaj, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3.900 lekë në muaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›