Ministri Ruli i kërkon biznesit të zbatojë ligjin
28/04/2009 Mbrojtja e konsumatorit
Konsumatori i sotëm nuk kërkon më çdo lloj produkti, por i zgjedh ato. Pikërisht për t’iu përgjigjur në mënyrë cilësore kërkesave në rritje të konsumatorëve, bizneset prodhuese vendase dhe entet tregtare duhet të praktikojnë standarde bashkëkohore. Ky ka qenë një prej përfundimeve të takimit që ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë në Tiranë zhvilluan në lidhje me zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve. Ministri Ruli i bëri thirrje biznesit shqiptar të zbatojë në mënyrë rigoroze këtë ligj. Ky ligj synon të kthejë në sjellje disa detyrime standarde, të lakuara edhe më parë, si çmimi apo etiketa në shqip, si dhe fatura. Zoti Ruli kërkon nga biznesi që asnjë produkt, të cilin ata e ofrojnë për konsumatorin të mos i mungojë çmimi i ekspozuar, etiketat e përmbajtjes dhe instruksionet në shqip. “Këto kërkesa thelbësore të sigurisë janë të njëjta me ato të BE-së. Nga njëra anë ky barazim i standardit dhe kërkesës çon së pari në heqjen e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave në të dyja krahët dhe siguron një nivel mbrojtje mjaft të mirë të konsumatorit shqiptar”, - tha ministri Ruli gjatë takimit të djeshëm. Sipas kreut të Ekonomisë, ligji për mbrojtjen e konsumatorit vendos një kuadër ligjor për kushte më të përgjithshme në lidhje me cilësinë, standardet e produkteve në tregun shqiptar. Nga ana e tij, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Gjokë Uldedaj, vlerësoi rëndësinë e zbatimit të këtij ligji për operatorët që veprojnë në treg dhe janë të prirur të besojnë në konkurrencën e ndershme. Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka përshtatur sipas direktivave të BE-së pothuajse të gjithë legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregtimin e mallrave dhe shërbimeve.