Berisha falënderon greqisht homologun Karamanlis
28/04/2009 Kryeministri i Greqisë mban fjalim para deputetëve në sallën e Kuvendit
Në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, është mirëpritur mes duartrokitjesh dhe ndonjë përshëndetjeje tek-tuk në gjuhën e tij edhe nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. I shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, me të cilën sapo kishte përfunduar takimin e programuar gjatë kësaj vizite dyditore, kreu i qeverisë helene është drejtuar drejt karriges së tij në ballë të Kuvendit, ku fillimisht ka shtrënguar dorën me Kryeministrin shqiptar Sali Berishën. Ashtu si nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, edhe Kryeministri Sali Berisha, Karamanlis mori falënderimet për mbështetjen që qeveria e tij i ka bërë Shqipërisë gjatë proceseve integruese në NATO dhe BE, edhe nga kryeparlamentarja Topalli. “Do të doja të vlerësoja veçanërisht rolin e qeverisë dhe Parlamentit grek në aprovimin e një sërë ligjesh që lidhen me procesin e legalizimit dhe integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke, duke mirëpritur në të njëjtën kohë çdo vendim të ri që do të ndikonte në integrimin sa më të plotë të tyre”, - tha Kryetarja e Kuvendit. Ndërsa kryeministri grek në fjalën e tij para ligjvënësve përsëriti urimet për arritjen e madhe historike të Shqipërisë, anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO, duke vënë në pah faktin se një tjetër vend fqinj u bë edhe aleat në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut. Ai theksoi gjithashtu qëndrimin e njohur të qeverisë dhe popullit të tij në mbështetje të plotë të orientimit euroatlantik të Shqipërisë dhe siguroi se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme edhe më tej. “Greqia përbën një mbështetës të qëndrueshëm për integrimin e Shqipërisë në BE”, - tha ai. Në mënyrë të veçantë ai përmendi që në fillim të fjalimit të tij edhe rëndësinë e minoritetit etnik grek të Shqipërisë, që sipas tij përbën një urë historike dhe thelbësore miqësie midis dy popujve. Në aspektin ekonomik, ndërsa ofroi mbështetjen e biznesmenëve grekë, në fjalën e tij kreu i qeverisë helene, iu referua edhe ndihmesës së emigrantëve shqiptarë, që siç u shpreh ai, “ndikojnë si në forcimin e tregut të Greqisë, ashtu edhe në forcimin e ekonomisë shqiptare”. Fjalimin e tij kryeministri i Greqisë e përmbylli me ndjenjat miqësore që vendi i tij ushqen për vendin tonë. “Erdha si mik dhe e ndiej se gjendem mes miqsh. Duhet të dini se Greqia ushqen gjithmonë ndjenja miqësore kundrejt Shqipërisë dhe kombit shqiptar dhe shikon drejt bashkëpunimeve reciprokisht dobiprurëse në të ardhmen. Dëshiroj t’ju siguroj se Greqia do të mbetet një fqinj i mirë, mik besnik, aleat i ngushtë brenda NATO-s dhe shpresojmë së afërmi partner i ardhshëm brenda BE-së”, - tha Karamanlis. Për këtë garanci ai mori me një buzëqeshje të sinqertë një falënderimin “Efkaristo poli” nga kreu i qeverisë shqiptare teksa shtrëngonin duart në fund të kësaj vizite të gjatë dhe në dukje të kënaqshme për të dyja palët.
Marrëveshja dypalëshe Shqipëri-Greqi, ndahen zonat detare
Republika e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë kanë rënë dakord për përcaktimin e kufijve detarë. Gjatë ditës së djeshme qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë nënshkruar marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua në selinë e Kryeministrisë nga ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrave Berisha dhe Karamanlis, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi 5 ditë më parë marrëveshjen me shtetin fqinj, e cila konsiston në përcaktimin e shelfit kontinental dhe të hapësirave të tjera detare mes dy vendeve. Baza ligjore për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila i shërben forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.