BERZH-i blen aksione në sipërmarrjen e “WAZ Media Grup” në Evropën Juglindore
28/04/2009 Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të investojë deri në 40 milionë euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të investojë deri në 40 milionë euro për aksione në biznesin e grupit mediatik të Evropës Lindore, “WAZ”. Qëllimi i tyre i përbashkët është të mbështesin zhvillimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të medias së pavarur në këtë rajon. BERZH-i beson se dinamikat e grupit “WAZ” në promovimin e medies së pavarur dhe me cilësi të lartë profesionale me anë të procesit të reformimit të tyre duhet mbështetur. Përveç investimit në medien tradicionale, “WAZ Media Grup” dhe BERZH-i theksojnë rëndësinë e internetit për të promovuar ekonominë në Evropën Lindore e Qendrore, veçanërisht shërbimet e telefonisë dhe të biznesit on-line. Grupi “WAZ” siguron një fokus strategjik në industrinë e medies në Evropën Qendrore e Lindore dhe planifikon të zgjerohet edhe më shumë në këtë rajon. Drejtori i përgjithshëm i grupit “WAZ”, Bodo Hombach, koordinatori special i BE-së për Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore tha se “standardet strikte që BERZH-i përdor dhe korrektesa në aktivitetin ekonomik, vendosmëria për transparencë dhe toleranca zero ndaj korrupsionit janë një element shtesë me vlerë për një kompani mediatike lidhur me vetë rregullimin dhe vetëkontrollin. Media në mënyrë të veçantë duhet të vetëkontrollohet dhe njëkohësisht të jetë e hapur për t’u monitoruar në mënyrë strikte. Askush nuk është më i përshtatshëm dhe më me eksperiencë se sa partneri ynë i ri, BERZH-i. Kjo ka për ne po aq rëndësi sa dhe kontributi financiar”, -vazhdoi ai. Ndërsa shefi i BERZH-it, Thomas Mirow, u shpreh se zhvillimi i medies së pavarur me përmbajtje më cilësore në të gjithë rajonin e mbuluar nga BERZH-i ndihmon në forcimin e demokracisë dhe ndërtimin e një ekonomie të bazuar në dije, që është thelbësore për të ardhmen e këtyre vendeve. “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është shumë e kënaqur që të përkrahë grupin “WAZ” në këto përpjekje”, - tha Mirow. Grupi “WAZ” sheh te BERZH-i një partner të fortë, i cili pas 18 vjetësh përfshirje në rajon gëzon reputacion tepër të mirë. Fillimisht BERZH-i do të investojë 20 milionë euro për aksione në “East-Vienna Holding” të grupit “WAZ Group”. 20 milionë të tjerë janë rezervuar për investimet në të ardhmen.
Çfarë është “WAZ Media Grup”
“WAZ Media Grup” ka përmes aksioneve të veta në Evropën Lindore dhe Juglindore një portofol mediatik mjaft kompleks, me 37 gazeta të përditshme dhe të përjavshme dhe 59 tituj revistash, transmetime radiotelevizive, produkte televizive dhe platforma interneti në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani, Rusi, Serbi dhe Hungari. Grupi mediatik “WAZ”, me zyrat qendrore në Esen, është një prej kompanive kryesore mediatike evropiane. Ai përfshin 33 gazeta të përditshme dhe 18 javore, 176 gazeta popullore dhe profesionale dhe 400 revista. Në Gjermani kompanitë janë të vendosura në landin e Vestfalisë, Tyringenit, Saksonisë së Poshtme dhe Bavarisë Veriore. Printimet e grupit vetëm për katër titujt që botohen në Vestfali kanë një tirazh prej rreth 1 milion kopjesh dhe janë ndër të parët e tregut në Gjermani dhe Evropë. Grupi mediatik “WAZ” ka 18 mijë punonjës aktivë dhe zotëron shumicën e aksioneve në 11 stacione radiofonike lokale në Vestfali, rajonin më të madh të Gjermanisë. Sa i përket tregut televiziv, grupi është i lidhur me televizionin shqiptar “Vizion Plus”. Në fushën e revistave grupi veç të tjerash ka aksione te kompania botuese e Mynihut “Gong Verlang”, botuesin i revistave gjermano-perëndimore e shumë të tjera. Jashtë Gjermanisë është i angazhuar në tregun e gazetave në Austri (“Kronen Zeitung”, “Courier”) si dhe në Kroaci, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Rusi. Ai ka gjithashtu 16 impiante printimi në Gjermani dhe kompanitë jashtë vendit.