Kriza penalizon prodhimet “Made in Albania”
28/04/2009 USAID: Ekonomia shqiptare ka ende probleme me deficitin tregtar
Kriza botërore do të ndikojë në uljen e prodhimeve shqiptare. Efektet që do të lërë kjo krizë, sipas ekspertëve të ekonomisë, do të bien pikërisht mbi eksportet. Që prej fundit të vitit të kaluar kanë nisur të duken shenjat e para të rënies, ndërsa ky vit ka njohur një ulje më të madhe të qarkullimit të mallrave. Këto kanë qenë përfundimet e një raporti të ACIT-it, Qendrës për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të cilat konfirmuan edhe njëherë një ulje në vlerë dhe sasi të mallrave “Made in Albania” që dalin në tregun botëror.
Situata
Ekspertët e kësaj qendre i rekomanduan qeverisë dhe bizneseve të marrin masa, në të cilat fokusi parësor të jetë rritja e konkurrueshmërisë. Viti 2008 ka shënuar rënien e ritmeve të eksporteve shqiptare dhe parashikimet flasin se i njëjti kah rënës do të vazhdojë gjatë këtij viti. “Do të kemi një rënie të lehtë të eksporteve, kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të kërkesës së jashtme dhe importet do të rriten sepse kërkesa e brendshme nuk është në një rënie në të njëjtin ritëm me kërkesën ndërkombëtare”,- u shpreh gjatë fjalës së tij Selim Belortaja, drejtor ekzekutiv i ACIT-it. Drejtoresha e USAID-it, e pranishme në këtë takim theksoi se është urgjente nevoja për konkurrueshmërinë e hapur. Ajo këmbënguli se proteksionizmi nuk i shërben aspak ekonomisë. “Ekonomia shqiptare ka ende probleme, siç është deficiti i tregtisë”, - theksoi Roberta Mahoney, drejtoresha e USAID-it.
Qeveria
I pranishëm në prezantimin e raportit edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që ka pranuar efektet e krizës ndërkombëtare në tregtinë e jashtme të vendit dhe i ka kërkuar biznesit të jetë më e vëmendshëm në këtë situate. “Kriza dhe impakti i saj, sidomos në tregtinë e jashtme, duhet të jetë një kambanë, një shtrëngesë për ta bërë biznesin tonë, sidomos atë të orientuar drejt eksporteve, për të kuptuar që ka shansin që të gjykojë që mënyra më e mirë e reagimit është së pari të diversifikojë eksportet tona, të cilat ende kanë një gamë të ngushtë, të ulë shkallën e përqendrimit të eksporteve tona dhe të fillojë të gjykojë që aplikimi i teknologjisë së lartë ngelet e vetmja mënyrë për ta bërë më të konkurrueshme eksportin tonë”, - tha Ruli. Ai përmendi faktin se qeveria i ka kushtuar vëmendje mbështetjes së eksporteve. “Janë akorduar dy fonde specifike në mbështetje të eksporteve shqiptare, ndërkohë që rritja e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare, do të jetë prioritet i politikës së METE-s në vitin në vazhdim”, - tha Ruli. Kriza globale, sipas ministrit të Ekonomisë, ka lënë gjurmë në tregtinë e jashtme dhe ka nisur të ndjehet edhe në Shqipëri. Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, gjatë një takimi në Uashington, tha se Shqipëria nuk është e izoluar nga kriza botërore, por akoma nuk është goditur prej saj. Ai ka biseduar për mënyrat e parandalimit dhe tejkalimit të efekteve të krizës në ekonominë shqiptare.