E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT&T: Billbord-i i “G99”, në kundërshtim me Kodin Rrugor



Ministria e Punëve Publike ka nisur prej dy ditësh heqjen e tabelave të reklamave përgjatë akseve rrugore kombëtare. Burimet zyrtare pranë MPPT&T bënë me dije dje se ky vendim është marrë në respektim të plotë të ligjit shqiptar, konkretisht të Kodit Rrugor, i cili ndalon vendosjen e çdo objekti në një distancë më të afërt se 25 metra.

“Të gjithë këto billbord-e janë ose pa leje, ose me procedura të paligjshme, të kryera nga komunat ku kalojnë akset kombëtare, ndërkohë që pronari i vetëm i rrugës dhe i territorit prej 25 metrash është Ministria e Punëve Publike”, - tha dje zëdhënësja e ministrisë, Arminda Qylafku. Ajo sqaroi se në kuadër të zbatimit të ligjit është bërë dhe heqja e billbord-it të “G99”-ës. “Çdo 99-sh dhe çdo 70-lekësh është i lirë të vendosë çdo lloj pankarte brenda oborrit të vet, duke marrë lejen përkatëse nga njësia e qeverisjes vendore, por nuk është i lirë ta bëjë këtë në territorin që zotërohet nga Drejtoria e Rrugëve, për më tepër në kundërshtim me ligjin”, - ka deklaruar zëdhënësja. Ajo sqaroi se për të shmangur çdo keqkuptim, ky operacion ka nisur pikërisht me heqjen e tabelave të atyre kompanive që kanë reklamuar fushatën elektorale të ministrit Olldashi në vitin 2007. Dhe, do të vazhdojë deri në vendosjen e një situate tërësisht ligjore përgjatë akseve rrugore kombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›