E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Spiro Ksera përjashtohet nga "Omonia"

Vetëm dy ditë më parë, konferenca e jashtëzakonshme e degës së "Omonias" për Gjirokastrën përjashtoi nga radhët e veta ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Kserën. Ministri i kabinetit "Berisha 2", deputeti Spiro Ksera, u konsiderua dhe u etiketua si i vetëpërjashtuar, tradhtar dhe përçarës i "Omonias", PBDN-ja dhe minoriteti etnik grek në Shqipëri. Vetë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i pranishëm në këtë konferencë nuk i fshehu tonet kritike ndaj ish-krahut të tij të djathtë. Ai e konsideroi Kserën si përçarës të PBDNJ-së dhe u bëri thirrje anëtarëve të "Omonias" të shtrëngojnë radhët rreth partisë së tij, që sipas tij është partia e vetme që përfaqëson më mirë se kushdo tjetër interesat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Pas shkarkimit të Kserës, vendin e tij e zuri kryetari i Komunës së Dropullit të Poshtëm, Dhimitër Maluqi. Ndërkohë që gjatë konferencës së jashtëzakonshme u bënë zgjedhjet e reja dhe të kryesisë e koordinatorëve të komunave të Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›