Çfarë thotë ligji për masat disiplinore
Bazuar në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave dhe ushtrimin e funksioneve publike, neni 45 parashikon masat disiplinore, i cili shkon deri te largimi nga funksioni që kryen i anëtarit që ka shkelur ligjin. "Inspektori i Përgjithshëm, për shkeljen e kryer nga anëtarët e strukturës përgjegjëse të institucionit, në kuptim të shkronjës "b" të pikës 2 të nenit 41 të këtij ligji, i propozon titullarit të këtij institucioni largimin nga funksioni të këtij anëtari", thuhet në këtë ligj, ndërsa mosdhënia e autorizimit, sjell ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.