Ministri Tafaj i premton emigrantëve në Londër: Një tekst i veçantë për fëmijët

Tiranë, 14 janar
NOA - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj mori pjesë në Forumin Botëror
Të mësuarit dhe Teknologjia që u zhvillua në Londër me pjesëmarrjen e 75
vendeve të botës dhe Ministrave të Arsimit.
Më ftesë të
Sekretarit të Shtetit për Fëmijët, Shkollat dhe Familjen, të Mbretërisë së
Bashkuar, Rt Hon Ed Balls, dhe Sekretarit të Shtetit për Biznesin, Inovacionet
dhe Aftësitë, Rt Hon Lord Mandelson, një
delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem
Tafaj, mori pjesë në Forumin Botëror për Teknologjitë e Informacionit dhe
Komunikimit në Arsim, që po zhvillohet në Londër, nga 11-16 janar 2010.
Në ditën e parë
të punimeve të Forumit, Ministrat dhe ekspertët e lartë të arsimit nga e gjithë
bota i përshëndeti edhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Broën.
Në fjalën e tij
ai e vuri theksin tek zhvillimi teknologjik në arsim, i cili krijon mundësi për
zhvillimin dhe shtrirjen e tij për të gjithë sistemin arsimor.
Tafaj i premtoi Komunitetin
Shqiptar një tekst të veçantë për fëmijët në emigracion dhe trajnim të mësuesve
atje.
Do të hartojmë me
një grup ekspertësh si dhe më angazhimin e mësuesve emigrantë, një tekst të veçantë
dhe të mirëfilltë të librave të Abetares dhe Historisë së Shqipërisë, për ta
qenë sa më tërheqës për fëmijët që jetojnë dhe mësojnë jashtë Shqipërisë- tha
Tafaj.
Duke e vlerësuar
si një nga pikat kryesore të agjendës së Kryeministrit Berisha, për ti ardhur
në ndihmë komuniteteve shqiptare kudo që ndodhen, Tafaj, theksoi se, ky tekst
do të jetë i hartuar në nivele bashkëkohore dhe në bazë të teknologjisë së
informacionit.
Ministri Tafaj,
shpjegoi se shumë shpejt do të shpallet konkurs për të përzgjedhur autorët që
do të hartojnë këto tekste.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e Forumit të Komunitetit
Shqiptar në Angli, sygjeruan futjen në sistemin shkollor të gradës së notës së
gjuhës amtare. Ata kërkuan gjithashtu edhe mbështetjen e MASH-it për trajnime të
të gjithë mësuesve që japin mësim në klasat shqiptare jashtë vendit.
k.k/NOA