E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Arsimit, në Forumin Botëror Të mësuarit dhe Teknologjia

Ministri
i Arsimit dhe Shkencës, në Forumin Botëror Të mësuarit dhe Teknologjia

Londër, 15 Janar NOA - Ministri i Arsimit dhe
Shkencës, z. Myqerem Tafaj mori pjesë në Forumin Botëror Të mësuarit dhe
Teknologjia që u zhvillua në Londër me pjesëmarrjen e 75 vendeve të botës dhe
Ministrave të Arsimit.

Më ftesë të Sekretarit të Shtetit për Fëmijët,
Shkollat dhe Familjen, të Mbretërisë së Bashkuar, Rt Hon Ed Balls, dhe
Sekretarit të Shtetit për Biznesin, Inovacionet dhe Aftësitë, Rt Hon Lord
Mandelson, një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Ministri i Arsimit dhe
Shkencës, z. Myqerem Tafaj, mori pjesë në Forumin Botëror për Teknologjitë e
Informacionit dhe Komunikimit në Arsim, që po zhvillohet në Londër, nga 11-16 janar 2010.

Forumi Botëror për Teknologjitë e
Informacionit në Arsim është veprimtaria më e madhe në botë në nivelin e
Ministrave të Arsimit, ku shkëmbehen mendime dhe eksperienca për strategjitë
dhe politikat e zhvillimit të teknologjive në arsim.

Në ditën e parë të punimeve të Forumit,
Ministrat dhe ekspertët e lartë të arsimit nga e gjithë bota i përshëndeti edhe
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown. Në fjalën e tij ai e vuri
theksin tek zhvillimi teknologjik në arsim, i cili krijon mundësi për
zhvillimin dhe shtrirjen e tij për të gjithë sistemin arsimor.

Gjatë këtij Forumi Tafaj, pati takim me
Sekretarin e Shtetit për Fëmijët, Shkollat dhe Familjen, të Mbretërisë së
Bashkuar, Rt Hon Ed Balls ku u diskutua për bashkëpunimin e vendeve në fushën e
arsimit.

Ai gjithashtu u takua me homologë të tij nga
vende të tjera dhe ekspertë të shquar botërorë të fushës së arsimit.

Një takim të veçantë Tafaj pati edhe me
përfaqësues të lartë të Microsofti-it, ku u vlerësua ecuria e bashkëpunimit me
këtë kompani gjigante në fushën e teknologjisë dhe komunikimit, si dhe
mbështetja që do të japë Microsofti në të ardhmen, për zhvillimin e
teknologjive të informacionit dhe komunikimeve në arsimin shqiptar.

Forumi Botëror Të mësuarit dhe Teknologjia u
ndoq nga më shumë se 50 Ministra Arsimi dhe rreth 750 drejtues të lartë apo
ekspertë të fushës nga vende të ndryshme të botës.

e.b/r.b/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›