E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona "Profarma", probleme me ujrat e zeza

Banorët e rrugës "Ibrahim Brahja" në Tiranë , vazhdojnë të jetojnë në mesin e ujërave të zeza dhe papastërtive. Më shumë se dy vjet rreth njëzet shtëpi në zonën e quajtur "Profarma" në kryeqytet, kanë probleme me kanalizimet dhe pusetat . Banorët janë shprehur se sa herë bie shi oborret e tyre , por dhe rruga pranë shtëpive të tyre tejmbushjet me ujëra te zeza si pasojë e kanalizimeve shumë të vjetra .
Banorët gjithashtu janë shprehur se ky problem është agravuar edhe si pasojë e mbushjes së pusetave me papastëri nga rrugët e prishura. Por ata kanë theksuar edhe se në këtë zonë ka shumë shtëpi te ndertuara sipër kolektorëve.
Banorët e rrugës "Ibrahim Brahja" theksojnë se për këtë problem , janë ankuar disa herë në zyrat përkatëse pranë Bashkisë së Tiranës por, problemi nuk ka gjetur një zgjidhje të përhershme .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›