E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri: Zgjasim lejen po qe nevoja

Shumë investitorë rrezikojnë projektin, pasi u skadon afati i licencës. Qeveria e miraton licencën dhe brenda një viti duhet të nisë puna, por mungesa e financimit vë në rrezik projektin. Në këto kushte, ministri garantoi bankat se licencën mund ta shtyjë edhe një vit nëse është e nevojshme, mjafton që projekti të mos mbyllet. “Në të gjitha praktikat e koncesioneve në HEC-e, vetëm 5 investitorëve ua kemi mbyllur projektin, për shkak se licencat kishin dalë në shitje”, tha ministri.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›