E Diel, 1 Nëntor 2026

OECD: Kina për 5-6 vjet kalon SHBA, do bëhet lidere ekonomike e botës

Uashington, 4 shkurt, NOA - Gjatë pesë apo
shtatë viteve të ardhshme, Kina do të mund ti tejkalojë Shtetet e Bashkuara të
Amerikës sa i përket volumit të prodhimit industrial, duke u kthyer kështu në liderin
ekonomik botëror të ardhshëm. Një fakt i tillë pohohet në raportin e fundit të
Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kushtuar posaçërisht
ecurisë së ekonomisë kineze. Në lidhje me një fakt të tillë, zv/sekretari i
përgjithshëm i OECD-së, Pier Carlo Padoan theksoi se "pakoja kolosale
stimuluese" e qeverisë kineze ndihmoi ekonominë e këtij vendi, midis të
parave në botë, të dalë nga kriza ekonomike globale.

"Për këtë arsye mund të pritet që në pesë deri shtatë vitet e ardhshme
Kina të tejkalojë SHBA-në dhe do të marrë pozicionin e liderit sipas vëllimit
të prodhimit industrial", tha Padoan.
Në raport ndër të tjera, citohet edhe fakti sesi për tejkalimin e sfidave me të
cilat do të ballafaqohet Kina gjatë zhvillimit të mëtejshëm, Pekini do të
detyrohet që të rrisë konsumin social, të vazhdojë me reformat e sistemit
financiar dhe të sigurojë fleksibilitet më të madh të kursit të valutës
kombëtare, juan.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›