Vuk Jeremiç: “Kosova është Jerusalemi serb”
Në një intervistë për të përjavshmen gjermane, “Der Spigel” ministri i Jashtëm serb ka deklaruar se, nëse Serbia do të vihet mes një zgjedhjeje për Bashkimin Europian apo Kosovën, askush nuk duhet të mendojë se do të zgjedhë anëtarësimin në BE. “Serbia nuk duhet të detyrohet që të zgjedhë mes anëtarësimit në BE dhe Kosovës. Do të mashtrohen ata që mendojnë se Serbia në këtë rast do të zgjedhë Europën”, u shpreh Jeremiç. “Kosova, në një formë, është Jerusalemi serb”, tha ai duke theksuar se Beogradi “nuk i pranon vendimet e njëanshme të qeveritarëve në Prishtinë, por është i gatshëm për negociata mbi kompromiset që garantojnë stabilitetin e gjithë rajonit”. Jeremiç tha mbi integrimin në BE se “mund të parashikohen kriza në të ardhmen dhe se çmimi gjeopolitik do të jetë i lartë, nëse Bashkimi Europian harron Ballkanin Perëndimor”. Në pyetjen nëse kjo duhet të merret si kërcënim, Jeremiç tha se me një gjë të tillë “nuk do thotë se në Ballkan do të vijë shumë shpejt deri të shpërthimi, por Serbia dekurajohet kur dëgjon se pas hyrjes së Kroacisë në BE, në vitin 2011, duhet të pasojë një pauzë. Do të ishte një gabim fatal, nëse nuk vazhdon procesi i zgjerimit të BE-së”, tha ai.