E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Brendshëm, në Sarandë për decentralizimin

Duhet vepruar me hapa konkretë për të realizuar procesin e decentralizmit, u tha ministri i Brendshëm Bujar Nishani të zgjedhurve vendorë të qarqeve të Vlorës dhe Gjirokastrës në takimin e organizuar dje në sallën e konferencave të hotel "Butrinti". Ai ka argumentuar se duke pasur prona në pronësi, do të ketë jo pak mundësi ekonomike dhe financiare për më shumë shërbime cilësore ndaj komuniteteve. "Transferimi i tyre në pushtetin lokal do të bëjë që pyjet dhe kullotat të jenë shumë herë më të mbrojtura dhe të mirëmenaxhuara, pa mbetur peng i zonave të veçanta me debatet për konfigurimin si koncept", - tha ministri Nishani. Ai ka ofruar bashkëpunimin e dikasterit që drejton me njësitë e qeverisjes vendore për regjistrimin e pronave. Procesi i transferimit të pyjeve dhe kullotave sipas tij, është proces që ngarkon me përgjegjësi dy pushtetet. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe për gabime të administratës vendore, të vërtetuara gjatë inventarizimit të këtyre pronave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›