E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, konferencë mbi shitjet



AMC organizoi Konferencën e Parë të Shitjeve në AMC, tema qendrore e së cilës ishte rrjeti i dyqaneve të kompanisë. Mbi 100 përfaqësues nga dyqanet AMC në mbarë vendin diskutuan rreth shërbimeve cilësore, që u ofrohen abonentëve dhe qëndrimit sa më pranë nevojave të tyre. Drejtori i përgjithshëm i AMC, drejtuesit e Departamenteve të Shitjeve me Pakicë e të Shitjeve të Biznesit, të Departamentit të Shërbimeve, Produkteve e Marketingut dhe të Departamentit të Kujdesit ndaj Abonentit dhanë një përshkrim të përgjithshëm të kompanisë, ecurisë së saj, sfidave të kaluara gjatë vitit që u mbyll, si dhe planeve për vitin 2009. Vëmendje e veçantë iu kushtua strategjisë së AMC, për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit në rrjetin e dyqaneve dhe lançimin e mëtejshëm të produkteve të reja dhe interesante për konsumatorët vendas. Më pas drejtuesit e AMC bashkëbiseduan me pjesëmarrësit, përfaqësues të 120 dyqaneve AMC në Shqipëri, duke iu përgjigjur gjithashtu edhe interesit të tyre për çështje të ndryshme me të cilat ata përballen ne terren. Gjatë konferencës u prezantuan disa dyqane të sapohapura, kurse dyqanet ekzistuese garuan për çmimin e “Dyqanit me rezultatet më të mira gjatë 2008”.

Në mbyllje të konferencës, të pranishmit u njohën me disa shërbime të reja, ndër to interneti nëpërmjet celularit dhe shërbimi “Zlango”, ose mënyra e re e komunikimit me mesazhe. AMC zotëron pjesën më të madhe të tregut celular në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrjetin më të madh të dyqaneve – 120 dyqane në të gjithë vendin (sa dyfishi i kompanisë që renditet e dyta për sa i përket numrit të dyqaneve). Dyqanet AMC ofrojnë lehtësi dhe shërbime unike, p.sh. shërbime online, pagesa të faturës online dhe falas, rimbushje online të numrave me parapagesë etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›