Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka kundërshtuar dje kryeministrin Berisha, i cili propozoi në fjalën e mbajtur në mbledhjen e qeverisë që të hiqet TVSH-ja për arsimin privat. Sipas kryeministrit, “
Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar seancën e fundit të Parlamentit për vitin 2009 për të ftuar opozitën që të zërë vendet bosh në sallën e Kuvendit. Duke e cilësuar opozitën një vlerë kombëtare, Berisha i bëri thirrje Ramës që të mos përdorë paditë ndaj tij për ta mbajtur opozitën larg Kuvendit. “Nga data 1 shtator Parlamenti funksionon pa opozitën. Unë, duke e uruar opozitën, i bëj thirrje Edi Ramës të lërë mënjanë barcaletat. Të mos përdorë padinë e tij për të mos u futur në Parlament. Partia Socialiste është një vlerë e madhe kombëtare. Por, të deklarosh që unë e njoh rezultatin e zgjedhjeve, por nuk hyj në Parlament, nuk qëndron. Unë uroj dhe shpresoj që vitin e ardhshëm opozita të zërë vendet në Parlament”, - është shprehur kryeministri. Ai garantoi dhe njëherë se do të bashkëpunojë me opozitën për të gjitha reformat integruese të vendit. “E garantoj opozitën se do të ketë hapësirën e plotë për të kontribuar për reformat thelbësore. Në frymën e konsensusit e bashkëpunimit, opozita do të ndjehet bashkëpunëtore, ashtu siç i takon, në procesin e integrimit. Ne do t’i kishim hapur kutitë 1000 herë për opozitën, por procedurat gjyqësore nuk lejojnë që Kuvendi të marrë pushtetin gjyqësor. Ato nuk lejojnë që Parlamenti të kthehet në gjykatë”, - është shprehur Berisha duke i bërë thirrje opozitës të heqë dorë nga kërkesa për hapjen e kutive.
24 Dhjetor 2009