E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm Panariti takon ambasadoren franceze në Tiranë, znj. Moro

06-07-2012 / Gazeta 55

Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti zhvilloi dje një takim me ambasadoren franceze në Tiranë znj. Christine Moro. Zonja Moro uroi Ministrin e Punëve të Jashtme, zotin Edmond Panariti, për detyrën e re, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Francës dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të forcohen më tej. Zoti Panariti e falënderoi zonjën Moro për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Gjithashtu, zoti Panariti e informoi zonjën Moro për vizitën e tij në Francë, ku ai do të niset sot, për të marrë pjesë në Takimin e Tretë të Grupit të Miqve të Popullit Sirian, që do të zhvillojë punimet në Paris në datën 6 korrik 2012.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›