Ministria e Arsimit gaboi me diplomat e Gazetarisë
Ministria e Arsimit ka gabuar me diplomat e përgatitura për studentët e Fakultetit të Gazetarisë. Përgatitja e modelit të këtyre diplomave është kompetencë e senatit akademik të universitetit.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i është përgjigjur me këtë deklaratë mbështetëse studentëve të shqetësuar të Fakultetit të Gazetarisë në UT. Vetëm pak ditë më parë ata përmes një peticioni vendosën që të mos pranojnë modelin e servirur për diplomën pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve. Ndërkohë që për këtë kërkuan ndihmën e numrit një të universitetit, rektorit Kule.
Qëndrimi
Modeli i ri i diplomës së studentëve që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve sipas sistemit të Bolonjës, ka rezultuar me probleme. Ky fakt është pohuar dje edhe nga kreu i UT-së, Dhori Kule, i cili thotë se me të drejtë studentët ankohen për mungesën e titullit të tyre në këtë dokument dhe atë të fakultetit.
Por, kreu i këtij universiteti konfirmon më tej se për këtë është përgjegjëse Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Sipas rektorit të UT-së, përfaqësuesit e kësaj ministrie kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, duke hartuar vetë modelin e diplomës, e drejtë kjo që u takon vetëm senateve akademike.
Nisur edhe nga peticioni që studentët e Fakultetit të Gazetarisë kanë hartuar tri ditë më parë për këtë problem, Kule saktëson edhe hapat e hedhur nga rektorati për këtë problem.
Ai pohon se shqetësimi i është përcjellë edhe ministrisë përkatëse. Sipas kreut të UT, problemi duhet të korrigjohet dhe të riprodhohen sërish diplomat e studentëve të të gjithë fakulteteve që vjet, për herë të parë përfunduan studimet e nivelit të parë, në përputhje me Kartën e Bolonjës.
Modeli
Ky model diplome që u është dërguar fakulteteve për shpërndarje, përmban stemën e Republikës së Shqipërisë, atë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe atë të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që në këtë dokument mjaft të rëndësishëm mungon stema e Fakultetit të Gazetarisë që kanë frekuentuar studentët përgjatë tre viteve të studimit. Po ashtu, diploma tregon se çfarë dege ka përfunduar studenti, por në të njëjtën kohë nuk specifikon titullin që ai merr në përfundim të këtyre studimeve. Gjë kjo që është konsideruar jo vetëm e pazakontë për mbajtësit e këtyre diplomave, por edhe si një gabim, sepse përcaktimi i titullit pas përfundimit të studimeve është një element i domosdoshëm për specifikimin e dëshmisë së studimeve (DN1) të kryera.