E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti mund të synojë Mesin, Bufon e Ibrën

Tashmë të gjitha skuad
rat e mëdha të Evropës
janë të frikësuara. Pas dështimit
të dhimbshëm të
minutës së fundit në tratativën
për të rrëmbyer brazilianin
Kaka nga Milani, duket
se zhvillimet nuk do të
ndalen këtu: Sheiku Mansur,
pronari i Mançester Sitit, e
ka portofolin plot dhe
demonstron një dëshirë të
madhe për të afruar në klubin
e tij një kampion të
madh. Objektiva të mundshëm
për të mund të jenë
dy yjet e tjerë, të cilësuar si
lojtarët më të mirë të botës
për momentin, Mesi e Kristiano
Ronaldo. Prandaj Barcelona,
edhe pse ka në favorin
e saj fjalët e Mesit
("Dëshiroj të qëndroj gjithë
jetën këtu"), është aktivizuar
për të ngritur klauzolën e
prishjes së kontratës së talentit
argjentinas nga 150 në
200 milionë euro. Kështu
mendon se mund ta ketë
blinduar kampionin e saj. Por
edhe Mançester Junajtid
vazhdon të shqetësohet:
Kristiano Ronaldo bën pjesë
në listën e dëshirave të
sheikut. Ka fituar tashmë
gjithçka dhe nuk duket indiferent
kundrejt parave të
shumta: I shqetësuar është
Sër Aleks Ferguson, i cili ka
luftuar gjithmonë për të mos
lejuar një largim të mundshëm
të "Topi të Artë" të tij.
Por tashmë po tremben dhe
italianët: mbi të gjitha Juventus
e Inter. Ibrahimoviç
mund të jetë një objektiv i
Sitit. Morati vështirë ta lërë
të ikë. Por, ashtu si në rastin
e Ronaldos, presidenti
mund të kënaqë lojtarin, i cili
gjithsesi për momentin ndihet
mirë tek Interi. Por më
parë e ka mohuar brenda
momentit Juven për të
pranuar ofertën e zikaltërve.
Te Juventus është Bufon ai
që çmend sheikun. Bardhezinjtë,
përballë shifrave të
tilla, nuk qëndrojnë asnjëherë
indiferentë, shembull
indiferent. Dhe, sikurse ka
thënë vetë portieri, "‘unë
larg Juves‘ është fantazi e
futbollit, por nëse di të prezantohet
një ofertë e rëndësishme,
klubi do të bënte
mirë ta vlerësonte mundësinë
për të më shitur".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›