Ministria e Brendshme: Përgënjeshtron akuzat e PS-s për karta identiteti
Ministria e Brendshëm ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të Partisë Socialiste dhe kërkesave të saj për informim mbi listën e qytetareve që janë pajisur deri tani me karta identiteti. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, përgënjeshtron informacionet e pavërteta që Partia Socialiste shpërndan për opinionin publik në lidhje me procesin e letërnjoftimeve elektronike. Procesi po funksionon me kapacitetin e tij maksimal. Deri më datën 22 Maj kanë aplikuar 1 milion e 50 mijë shtetas, prej të cilëve 420 000 nga grupi i atyre pa pasaportë.
Janë prodhuar 890 000 letërnjoftime, 520 000 prej të cilëve janë tërhequr tashmë prej qytetarëve. Ministria e Brendshme vazhdon ti bëjë thirrje qytetarëve të paraqiten për të tërhequr letërnjoftimet e prodhuara. Ministria e Brendshme përgënjeshtron deklaratat e pavërteta të Partisë Socialiste për mungesë informacioni për listat e qytetarëve pa pasaportë, pasi ky informacion i është dërguar në mënyrë periodike përfaqësuesve të Partisë Socialiste që nga fillimi i procesit shprehet zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Sipas tij, lista emërore e rifreskuar e personave pa pasaportë i është dërguar Partisë Socialiste në datën 5 Maj 2009, ndërsa informacioni më i fundit për procesin i është dërguar në datën 20 Maj 2009. Çdo korrespondencë dhe informacion i dërguar mund të gjendet gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Por, Ministria e Brendshme është e shqetësuar pasi Partia Socialiste ka dhunuar ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ia dhënë këto informacione zyrtare personave të paautorizuar dhe duke i përdorur në ambiente të hapura publike. Ministria e Brendshme rikonfirmon edhe njëherë se askush nuk do të mbetet pa u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Çdo qytetar shqiptar që do të paraqitet për tu pajisur me letërnjoftimin elektronik, i ka të gjitha kushtet e garantuara për ta marrë këtë dokument brenda 10 ditësh nga data e aplikimit.
, vijoi më tej Konja.
, vijoi më tej Konja.