E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi paraelektoral, Bode: Brenda 2010 do bëjmë rrugën Peshkopi-Kukës

Ridvan Bode, në komunat Tomin, Sllovë dhe Kalaja e Dodës në rrethin e Dibrës.
Gjatë prezantimit të kandidatit për deputet, zëvendësministrit të financave, Sherefedin Shehu, Bode është ndalur në disa nga investimet e qeverisë demokratike për  zonën e Dibrës, veçanërisht  në infrastrukturën rrugore. Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2010, është shprehur Bode, do të përfundojë rruga Peshkopi-Kukës, me një fond prej 7miliard lekësh, në një gjatësi prej 70 km, dhe me gjerësi 9m. Aktualisht po punohet në dy lote dhe brenda muajit Qershor do të fillojë puna edhe në dy lotet e tjera të kësaj rruge. Gjithashtu po vazhdon puna në rrugën e Arbrit  dhe në atë Bulqizë-Peshkopi. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të krijojë më shumë mundësi  zhvillimit për banorët e zonës së Dibrës. Qeveria Shqiptare do të vazhdojë të investojë edhe në ujësjellës, kanalizime, ngritjen e qendrave të reja shëndetësore dhe shkolla. Dibra është lënë në haresë jo vetëm gjatë sistemit komunist, por edhe në periudhën e qeverisjes së vendit nga socialistët, u shpreh Bode. Ai ka folur edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria në këto 4 vitet e fundit të cilat përmirësuan imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›