E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Protestuesit kërkuan të bëjnë shoë mediatik

Menjëherë pasi një grup mbështetësish të deputetit demokrat Sami Gjergji protestuan përpara selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, reagoj zëdhënësja e PD-s, Erla Mëhilli, duke deklaruar se baza e Partisë Demokratike në Sukth nuk ka kërkuar takim me kryesinë e PD në Tiranë për këtë çështje dhe se protestuesit kërkojnë të bëjë shoë përmes protestës tashmë publike në media. Megjithëse të dorëzuara në KQZ, listat e dy partive të mëdha PD e PS ende nuk janë miratuar, çka bën të mundur rishikimin e tyre deri në momentin e miratimit nga ana e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, tha Mëhilli. Protestuesit u shprehën se ishin banorë dhe drejtues të strukturave lokale të Partisë Demokratike të Sukthit dhe ishin të pakënaqur për mos përfshirjen e deputetit të tyre Sami Gjergji, brenda asaj që ai vete e quajti prag i sigurisë. Zbritja tepër poshtë në listën e demokrateve në Durrës, e shtynë deputetin Sami Gjergji të deklarojë tërheqjen nga politika dhe rikthimin, me kohe të plote te bizneset e tij. Por mësohet se kjo nuk u ka pëlqyer një grupi mbështetësish të tij, të cilët premtojnë se do të abstenojnë në rast se PD nuk rishikon listën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›