E Diel, 1 Nëntor 2026

PD përgatit manipulimin e zgjedhjeve socialistët 5 kërkesa për mosbojkotimin e tyre

PS, Islami: PD shpërndan kuponë falas për militantë e saj                                           
Partia Socialiste hedh dyshime për procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe i bën apel qeverisë të marrë masa të menjëhershme, përndryshe PS-ja nuk do ti njohë zgjedhjet e 28 qershorit e as nuk do të pranojë shtyrjen e tyre. Ky reagim erdhi pasi Fiks Fare denoncoi rastin në Durrës, ku Partia Demokratike u shpërndante kuponë falas simpatizantëve të saj. Ndërkaq, Sekretari për Çështjet Zgjedhore i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, i dha ultimatum qeverisë dhe Berishës, për të gjetur një zgjidhje, pasi opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pa standarde dhe as shtyrjen e tyre. Islami bëri një panoramë të detajuar të procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit, duke iu referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Shifra 353 mijë aplikime për votuesit pa pasaportë dhe ritmi prej rreth 60-70 mijë aplikime në çdo 10 ditë, i bën socialistët të arrijnë në përfundimin se deri në 12 qershor 2009 nuk mund të ketë më shumë se 450-460 mijë aplikime të votuesve pa pasaporte. Mbrëmë Top Chanel në emisionin Fiks Fare ka dhënë prova të qarta për gjithcka kemi ngritur deri më sot pra që procesi është jolegjitim, i manipuluar dhe selektiv dhe për më tepër drejtuesi i Zyrës së Gjendjes Civile ka lënë të kuptohet se nuk ka asnjë mekanizëm për të bërë të qartë nëse leternjoftimi është i vërtetë apo fallso. Ndaj, dështimi i procesit të pajisjes me letërnjoftimi të votuesve pa pasaportë është akoma më i qartë dhe më i dukshëm, u shpreh Islami. Më tej ai akuzoi qeverinë se militantë të Partisë Demokratike shpërndajnë kupona tek militantët e PD-së, të cilët për më tepër kanë certifikata fallso, ku sipas tij, kjo implikon rëndë sherbimin postar dhe zyrat e gjendjes civile si dhe Ministrinë e Brendshme. I kërkojmë Prokurores së Përgjithshme të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast që nuk është i veçuar.  Zgjedhjet e lira e të ndershme janë në rrezik më shumë se çdo herë tjetër. Nga faktet e mbrëmshme rezulton se leternjoftimi është më lehtësisht i zotërueshëm në mënyrë jolegjitime dhe më lehtësisht i fallsifikueshëm sesa certifikata e mëparshme. Krahas Prokurorisë së Përgjithshme kjo situatë do ti bëhet prezent menjëherë vëzhguesve të OSBE/ODHIR, thksoi Islami. Duke u ndalur te procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike, Islami bëri të ditur se në dhjetëditëshin e dytë të majit, nga të dhenat e MB rezulton se nuk kanë arritur të kryehen më shumë se rreth 70 mijë aplikime të votuesve pa pasaportë. Mbi 270-300 mijë shqiptarë në listën e votuesve nuk do të mund të votojnë. Ky do të jetë përfundimi tragjik i taksës së votës së vendosur për këto zgjedhje nga Berisha. Pra, sic e kishim parashikuar procesi rezultoi krejtësisht i dështuar për shkak të mekanizmit të gabuar dhe të komplikuar të miratuar nga qeveria në mënyrë të njëanshme dhe që nuk mori në konsideratë as heqjen e taksës së votës dhe as propozimin për një mekanizëm të thjeshtë one stop shop. Prandaj edhe pas vendimeve të 1 majit 2009 procesi mbeti demotivues, i manipuluar nga shërbimi postar e strukturat vendore të drejtuara nga PD dhe selektiv nga sekserët e biznesmenet e PD që i pamë mbrëme në Fiks Fare, vijoi Islami. PSSH e demaskon këtë përpjekje të fundit dhe deklaron se nuk do ta pranojë snjë arsyetim, duke e konsideruar një përpjekje tjetër për të mbuluar dështimin. Duke pasur parasysh këto rrethana negative, në emër të PS-së, Islami i paraqet 5 kërkesa konkrete për qeverinë për të shpëtuar zgjedhjet. PS-ja i kërkon qeverisë të vërë në dispozicion të Komisionit ad hoc dhe të OSBE/ODHIR listën e votuesve pa pasaportë që ende nuk kanë aplikuar, këtë më tepër si detyrim ligjor. I kërkon me forcë qeverisë të bëje publike listën e të gjithë votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar për të vlerësuar me saktësi se cfarë kategorish përfaqsojnë ata që do të mbeten pa aplikuar, sepse qe everia po përpunon gënjeshtrën e madhe të rradhës se mbi 300 mijë votues pa pasaportë prezentë në listën e votuesve janë emigrantë ilegalë ose një pjesë e tyre nuk dëshëron të votojë. Kjo është një gënjeshtër që Kryeministri dhe ministrat e tij po shpërndajnë tek ndërkombëtarët, ende jo zyrtarisht. Më tej i bën thirrje qeverisë që të gjetjë një zgjidhjen për të gjithë ata që do të mbeten pa mjet identifikimi në 12 qershor 2009 ose të pranojnë publikisht dështimin për organzimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Së fundmi Islami u shpreh se mungesa e transparencës për kërkesat e PSSH dhe faktet e mbrëmshme i shtyn socialistët të pohojnë se prapa paaftësisë dhe mungesë së vullnetit qëndron edhe një skemë e manipulimit të sofistikuar për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes heqjes së mundësisë së votimit të 10 % të votuesve në listën e zgjedhësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›