PS, Leskaj: Plani për komunitetin egjiptian
Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, njëkohësisht deputete e kësaj partie në Elbasan, gjatë një takimi me shoqatën Sfinksi të këtij komuniteti ka premtuar ngritjen një komision me pjesëmarrje edhe nga egjiptianët e Shqipërisë që pasi të ketë zgjidhur hallet dhe problemet më urgjente ti propozojë qeverisjes socialiste edhe zgjidhjen për to.
Do të ngremë një komision të përbërë nga përfaqësuesit tuaj dhe me specialistë nga më të mirët e vendit të cilët do të punojnë për identifikimin e nevojave që ka ky komunitet dhe duke propozuar edhe zgjidhjet konkrete se si mund të zgjidhen sepse unë besoj se ju jeni më të mirët për të identifikuar problemet tuaja, por jeni më të mirët edhe për të propozuar zgjidhjet e mundshme të problemeve që ju mundojnë. Si forcë e majtë ne natyrisht që kemi në themel të drejtat e njeriut dhe për këtë arsye në programin tonë të ri ju do të keni një përfshirje shumë dinjitoze tha Leskaj. Gjithashtu Laskaj theksoj, se socialistët janë të angazhuar për një politikë që respekton të drejtat njerëzore, janë të angazhuar për një politikë që nuk pranon dy Shqipëri. Do të keni një përfshirje dinjitoze duke konsideruar dhe duke vlerësuar të gjitha ato probleme që ju keni sot. Ne marrim përsipër që përfaqësuesit tuaj të jenë në Komitetin Shtetëror të Komuniteteve, një Komitet Shtetëror që për hir të së vërtetës është ngritur nga qeveria socialiste në vitin 2004, por që nuk ka bërë atë që duhet. Ndaj ju do të keni përfaqësuesit tuaj atje në mënyrë që të jenë zëri juaj në këtë Komitet. Ne e kemi parashikuar që jo më vonë se 60 ditë nga krijimi i qeverisë së re, do të ngremë një Komision të përbërë me përfaqësuesit tuaj dhe nga specialistë nga më të mirët e vendit, të cilët do të punojnë për identifikimin e nevojave dhe të problemeve që ka ky komunitet dhe duke propozuar edhe zgjidhjet konkrete se si mund të zgjidhen sepse unë besoj se ju jeni më të mirët për të identifikuar nevojat tuaja, por jeni më të mirët edhe për të propozuar zgjidhjet e mundshme të problemeve që ju mundojnë, u shpreh Leskaj. Sipas Leskajt, socialistët marrin përsipër që të hartojmë një strategji kombëtare për ju, sepse është e palejueshme që deri sot janë hartuar strategji kombëtare për të gjitha grupimet, për të gjitha minoritetet, për shumë kategori, për shumë fusha, por nuk ka ende një strategji kombëtare për ju. Veç të tjerave, ajo tha se PS-ja do të punojë intensivisht për integrimin e komunitetit egjiptian në shoqëri, do ta bëjë këtë sepse kjo është jetike për këtë komunitet, por njëherësh kjo është jetike për demokracinë e një vendi, që ne të meritojmë me dinjitet vendin në Bashkimin Evropian, ku është një vend ku respektohen të gjitha vlerat, ku respektohen të drejtat njerëzore. Leskaj u premtoj egjiptianëve, se pas 28 qershorit, Partia Socialiste do të angazhohet që të caktojë një fond të veçantë i cili do të jetë për asistencë ligjore për ju dhe një fond që do të ndihmojë edhe për nisma ligjore ku ka nevojë të përmirësohen ligjet, ku ka nevojë të bëhen ligje të reja, në mënyrë që jo vetëm të zhduket diskriminimi, por të garantohet një jetë dinjitoze për egjiptianët, për fëmijët e tyre dhe për brezat e ardhshëm.