E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme, padi penale PS per kartat

Ministria e Brendshme paditi dje penalisht Partine Socialiste, per falsifikim te dokumenteve te identitetit si dhe perhapje te informatave te rreme, qe ngjallin panik. Padia ka per baze deklaratat publike te kryetarit te grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci ne Kuvend si dhe ne disa media. Zv/ministri i Brendshem, Ferdinant Poni ka bere te ditur dje ne menyre publike kallezimin penal ndaj PS, duke paralajmeruar se kesaj ceshtjeje do t'i shkoje gjer ne fund. Kallezimi penal eshte mbeshtetur ne Kodin Penal dhe eshte shoqeruar dhe me parashtrimin e fakteve, qe cuan ne kete veprim te Ministrise se Brendshme qe tashme njihet boterisht. Kallezimi eshte mbeshtetur ne faktin se seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 4 mars, eshte deklaruar publikisht se ka prova e fakte te cilat disponohen nga ana e deklaruesve, ne lidhje me qarkullimin dhe perdorimin nga persona te ndryshem te kartave te identitetit false (leternjoftimeve elektronike). Ky pohim eshte riperseritur nga mediat e shkruara si edhe vizive. "Duke konstatuar se deklaratat mbi ekzistencen e kartave te identitetit false, vertetojne faktin se eshte kryer nje veper penale e cila parashikohet ne legjislacionin shqiptar e konkretisht ne nenin 189 te Kodit Penal, duke mos pasur dijeni mbi autoret e kesaj vepre penale si dhe personat e tjere qe kane dijeni mbi rrethanat e faktet, si dhe duke mos u njohur me ndonje veprim te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per fillimin kryesisht te veprimeve procedurale, mbi faktet e bera publike, Ministria e Brendshme, bazuar ne nenin 281 te Kodit te Procedures Penale, paraqiti perpara Prokurorise se Rrethit Gjyqesor kallezimin penal", thuhet ne kallezimin penal. Sipas Ministrise se Brendshme, ne cilesine e autoritetit mbikeqyres te Kontrates Koncesionare "Prodhimi dhe shperndarja e dokumenteve te identitetit", eshte teper e interesuar qe te zbardhet teresisht e verteta rreth deklarimeve publike, te vihen ne dispozicion te prokurorise dokumentet e paraqitura ne seance plenare nga deklaruesit, te sqarohet se pse dhe ne c'menyre i disponojne keto dokumente, si kane marre dijeni per kete informacion e te tjera pyetje, qe vertet do te mund te sqaronin ceshtjen por edhe do te ruanin kete projekt madhor per Shqiperine, nga nderhyrje qe mund te cenonin soliditetin e tij apo dhe me keq, qe synojne te prekin pa asnje baze imazhin e procesit. Ministria e Brendshme, shpreh bindjen e plote mbi pamundesine e falsifikimit te dokumenteve origjinale te prodhuara nga firma koncesionare, sipas standardeve me te mira te BE-se e me gjere. Nga ana tjeter, sistemi i prodhimit dhe shperndarjes se dokumenteve te identitetit, eshte provuar te jete nje sistem solid, qe misheron teknologjine e fjales se fundit ne fushen e identifikimit dhe procedura strikte te mirepercaktuara per aplikimin dhe shperndarjen e leternjoftimit elektronik dhe pasaportes biometrike. Keto vleresime jane dhene ne raportin e dates 14 shtator 2009 te misionit te OSBE/ODIHR. "Duke pasur parasysh rendesine e pajisjes se shtetasve shqiptare me karta identiteti te standardeve evropiane, te nje cilesie dhe sigurie te larte, duke reflektuar besueshmeri tek partneret evropiane si dhe tek qytetaret shqiptare, per te shmangur raste te tilla ne te ardhmen, kerkuam regjistrimin e kallezimit penal dhe fillimin e procedurave te verifikimit e hetimit te fakteve perkatese ndaj dokumenteve te paraqitura dhe personave qe kane dijeni per ceshtjen", shprehet Poni.

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E BRENDSHME

KALLEZIM PENAL

KALLEZUES: Ministria e Brendshme e Republikes se Shqiperise, adresa sheshi "Skenderbej", nr.3, Tirane.

OBJEKTI: Kallezim per veprat penale te "Falsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave ose te vizave" dhe te "Perhapjes se informatave te rreme qe ngjallin panik", parashikuar nga nenet 189 dhe 267 te Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 280, 281 te Kodit te Procedures Penale.

DREJTUAR: PROKURORISE SE RRETHIT GJYQESOR TIRANE
PER DIJENI: PROKURORISE SE PERGJITHSHME

Zoti Drejtues i Prokurorise,
Bazuar ne nenet 280 dhe 281 te Kodit te Procedures Penale parashtrojme kete kallezim penal per veprat penale te sipercituara, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallezimi, provat me te cilat vertetohen keto fakte si dhe dispozitat ligjore penale te cenuara.
* RRETHANAT E FAKTEVE
Ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 4 Mars 2010, eshte deklaruar publikisht se ka prova e fakte te cilat disponohen nga ana e deklaruesve, ne lidhje me qarkullimin dhe perdorimin nga persona te ndryshem te kartave te identitetit false (leternjoftimeve elektronike).
Ky pohim eshte riperseritur nga mediat e shkruara si edhe ne emisionin "Ora e Debatit" te dates 12.3.2010 ne Televizionin "ORA NEWS".
Duke konstatuar se deklaratat mbi ekzistencen e kartave te identitetit false, vertetojne faktin se eshte kryer nje veper penale e cila parashikohet ne legjislacionin shqiptar e konkretisht ne nenin 189 te Kodit Penal, duke mos pasur
dijeni mbi autoret e kesaj vepre penale si dhe personat e tjere qe kane dijeni mbi rrethanat e faktet, si dhe duke mos u njohur me ndonje veprim te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per fillimin kryesisht te veprimeve procedurale, mbi faktet e bera publike, Ministria e Brendshme, bazuar ne nenin 281 te Kodit te Procedures Penale, paraqet perpara kesaj Prokurorie kete kallezim penal.
* LIGJI I APLIKUESHEM
Kodi Penal ne nenin 189 te tij parashikon se:
"Falsifikimi ose perdorimi i leternjoftimeve, i pasaportave apo i vizave te falsifikuara denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne kater vjet dhe me gjobe nga katerqind mije deri ne nje milione leke.
Kur kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here apo ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne pese vjet dhe me gjobe nga gjashteqind mije deri ne dy milione leke.
Kur falsifikimi behet nga personi qe ka per detyre te leshoje leternjoftimin, pasaporten apo vizen, denohet me burgim nga tre deri ne shtate vjet dhe me gjobe nga nje milione deri ne tre milione leke."
Neni 267 i Kodit Penal parashikon se:
"Perhapja e informatave apo njoftimeve te rreme, me fjale, me shkrim apo me cdo menyre tjeter, me qellim qe te ngjalle nje gjendje pasigurie dhe paniku te njerezit, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet."
Neni 280 i Kodit te Procedures Penale parashikon se:
"Prokurori dhe policia marrin dijeni per vepren penale me iniciativen e vet dhe me njoftimin e bere nga te tjeret."
Neni 281 i Kodit te Procedures Penale parashikon se:
"1. Nepunesit publike, te cilet gjate ushtrimit te detyres ose per shkak te funksioneve a te sherbimit te tyre, marrin dijeni per nje veper penale qe ndiqet kryesisht, detyrohen te bejne kallezim me shkrim edhe kur nuk eshte individualizuar personi te cilit i atribuohet vepra penale.
2. Kallezimi i paraqitet prokurorit ose nje oficeri te policise gjyqesore. ..."
* ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE
Ministria e Brendshme, ne cilesine e autoritetit mbikeqyres te Kontrates Koncesionare "Prodhimi dhe shperndarja e dokumenteve te identitetit" eshte teper e interesuar qe te zbardhet teresisht e verteta rreth deklarimeve publike, te vihen ne dispozicion te prokurorise dokumentet e paraqitura ne seance plenare nga deklaruesit, te sqarohet se pse dhe ne c'menyre i disponojne keto
dokumente, si kane marre dijeni per kete informacion e te tjera pyetje, qe vertet do te mund te sqaronin ceshtjen por edhe do te ruanin kete projekt madhor per Shqiperine nga nderhyrje qe mund te cenonin soliditetin e tij apo qe me keq, qe synojne te prekin pa asnje baze imazhin e procesit.
Ministria e Brendshme si institucioni pergjegjes per prodhimin dhe shperndarjen e leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike dhe autoriteti mbikeqyres i procedures, shpreh bindjen e plote mbi sigurine dhe pamundesine e falsifikimit te dokumenteve origjinale te prodhuara nga firma koncesionare, sipas standardeve me te mira te BE-se e me gjere. Ne Raportin e dates 14 Shtator 2009 te Misionit te OSBE/ODIHR-it per Vezhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare te 28 qershorit 2009, vleresohet se tepermi procesi i pajisjes se shtetasve shqiptare me Leternjoftim Elektronik.
Ne kete raport citojme:
* Faqe 1, paragrafi 2 "Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 shenuan nje progres te prekshem per sa i perket regjistrimit te votuesve dhe procesit te identifikimit, ..."
* Faqe 2, paragrafi 3, "Nje projekt tjeter i madh i Qeverise ishte leshimi kartave te reja dhe te sigurta te identitetit per te gjithe shtetasit."
* Faqe 11, pika B "Identifikimi i Zgjedhesve", paragrafi 3 "Duke pasur parasysh kufizimet e ndryshme, fushata per pajisjen e qytetareve me karta te reja identiteti ishte ne pergjithesi e suksesshme dhe vendosi themelet per nje sistem solid te identifikimit te zgjedhesve. Qeveria e mbeshteti procesin e shperndarjes se kartave te identitetit permes nje fushate te informimit publik, permes zgjatjes se orarit te punes te qendrave te aplikimit dhe vendosjes se skemes se subvencionimit per te ndihmuar zgjedhesit ne pagesen e tarifes se aplikimit."
Nga ana tjeter, sistemi i prodhimit dhe shperndarjes se dokumenteve te identitetit, eshte provuar te jete nje sistem solid, qe misheron teknologjine e fjales se fundit ne fushen e identifikimit dhe procedura strikte te mirepercaktuara per aplikimin dhe shperndarjen e Leternjoftimit Elektronik dhe Pasaportes Biometrike. Keto vleresime jane dhene edhe nga ekspertet e fushes te BE-se te cilet kane inspektuar dhe monitoruar sistemin ne teresine e vet, ne kuadrin e Procesit te Liberalizimit te Vizave (Blloku i pare).
Elementet e veprave penale te konsumuara konsistojne si vijon:
Per vepren penale te "Falsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave ose te vizave", parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.
Objekti- Faktet ne te cilat referojne deklaratat e bera jane te tilla qe mund te sjellin pasoja te demshme ne raport me sigurine e perdorimit te dokumenteve te identitetit (leternjoftimeve elektronike).
Ana objektive- Veprimet e kunderligjshme ne te cilat referojne deklaratat e bera, konsistojne ne falsifikimin dhe/ose perdorimin e dokumenteve te falsifikuara, permes paraqitjes se te dhenave te rreme ne dokumentet perkates zyrtare (leternjoftimet elektronike).
Subjekti i kesaj vepre penale mund te jete cdo shtetas, perfshire edhe deklaruesin, por kjo mbetet nje ceshtje qe kerkon verifikim te hollesishem nga organi i Prokurorise.
Ana subjektive- Ne kuader te deklarimeve te bera, pretendohet nga deklaruesi se veprimet jane bere me faj ne formen e dashjes, me qellim perdorimin e ketyre dokumenteve per te siguruar perparesi te paligjshme ne procesin zgjedhor.
Per vepren penale te "Perhapjes se informatave te rreme qe ngjallin panik", parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.
Objekti- Faktet ne te cilat referojne deklaratat e bera jane te tilla qe, ne rast falsiteti te tyre, mund te sjellin pasoja te demshme ne raport me krijimin e nje gjendjeje paniku dhe pasigurie ne publik.
Ana objektive- Veprimet e kunderligjshme, ne rast falsiteti te deklaratave te kryera, konsistojne ne perhapjen me fjale te informatave apo njoftimeve te rreme mbi falsifikimin e dokumenteve perkates te identitetit.
Subjekti i kesaj vepre penale eshte deklaruesi, i ndodhur ne kushtet e plotesimit te elementeve te tjere te kesaj vepre penale.
Ana subjektive- Ne kuader te deklarimeve te bera, dhe te permbushjes se elementeve te tjere te vepres penale, qellimi si element cilesues i kesaj vepre penale konsiston ne ngjalljen e nje gjendjeje pasigurie dhe paniku ne publik, duke perdorur per kete qellim informata apo njoftime te rreme.
* KONKLUZIONI
Ministria e Brendshme shpreh shqetesimin per veprimet e konstatuara dhe eshte e mendimit se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ndodhet ne kushtet e fillimit te ceshtjes penale, ne perputhje me nenet 153 e ne vijim (deshmia) dhe nenin 280 e ne vijim (Marrja dijeni per vepren penale) te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise.
Per sa me siper, duke pasur parasysh rendesine e pajisjes se shtetasve shqiptare me karta identiteti te standardeve evropiane te nje cilesie dhe sigurie te larte, duke reflektuar besueshmeri tek partneret evropiane si dhe tek qytetaret shqiptare, per te shmangur raste te tilla ne te ardhmen, kerkojme regjistrimin e kallezimit penal dhe fillimin e procedurave te verifikimit e hetimit te fakteve
perkatese ndaj dokumenteve te paraqitura dhe personave qe kane dijeni per ceshtjen.
Bashkelidhur ju veme ne dispozicion kopje te gazetave "Shekulli"; "Shqip"; "Gazeta Shqiptare"; "Panorama"; "Rilindja Demokratike"; "Ballkan" etj., te dates 5.3.2010, si dhe CD-ne e regjistrimit te deklaruar ne Kuvendin e Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›