E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Bujqësisë: Rritja e çmimeve s’ndalet

Pas rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë.

Sipas burimeve nga kjo ministri, rritja e çmimit të drithërave në tregjet botërore i ka orientuar fermerët vendas që të rrisin sipërfaqen e mbjellë me drithëra. Të dhënat nga kjo ministri, tregojnë se në 2007-ën është prodhuar 20 mijë tonë drithëra më shumë se në 2006-ën. Ndërsa për këtë vit fermerët kanë rritur me 15 për qind më shumë sipërfaqen e mbjellë me drithëra. Por pavarësisht kësaj, tregu vendas nuk mund të plotësojë 100 për 100 nevojën që ka vendi për drithëra, por vetëm një pjesë të saj. Por, sipas burimeve nga kjo ministri, tani për tani në tregun vendas më problematike shihet rritja e çmimit të disa mallrave të tjerë, siç janë orizi, sheqeri, makaronat etj., për të cilët shteti nuk mund të frenojë rritjen e çmimit të këtyre produkteve. Kjo, pasi kërkesa për këto produkte ushqimore plotësohet nga importi dhe detyrimisht çmimi i shitjes në vend është në varësi të zhvillimeve në tregun e jashtëm. Në këtë mënyrë, rritja e çmimit të këtyre mallrave në tregun botëror do të reflektohet ndjeshëm edhe në atë vendas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›