E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Bujqësisë, rritet sasia e importit të drithërave



Importi i drithërave në vlerë gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, shënoi shifrën 21,6 milionë euro, ose 2 për qind më shumë se vitin e kaluar (2007), bënë të ditur burime zyrtare nga Drejtoria e Statistikave pranë ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Gjatë kësaj periudhe u importuan rreth 177 mijë ton drithëra, prej të cilave 141,5 mijë tonë grurë. Sipas statistikave, rreth 80 për qind e totalit të drithërave importohet nga Rusia. Por këtë vit është rritur interesi i fermerëve për të mbjellë më tepër sipërfaqe me grurë, jo vetëm për të plotësuar nevojat vetjake, por dhe për të tregtuar, për faktin se çmimi i drithërave në bursat ndërkombëtare ka pësuar rritje. Sipërfaqja e mbjellë me grurë këtë vit, rezulton të jetë më lartë se një vit më parë, ose afro 130 mijë hektarë, nga 129 mijë hektarë që u mbollën në 2007-ën. Nga ky bilanc rezulton se nevojat e vendit me grurë nga prodhimi i sivjetshëm i këtij viti, do të plotësohen në më pak se 40 për qind, ndërsa pjesa tjetër (60 për qind), parashikohet të sigurohet sërish nga importi.

Disa prej artikujve kryesorë të shportës me çmimet përkatëse të testuara në datën 17.06.2008

Artikulli Çmimi për copë ose kilogram
1. Buka masive 80 lekë
2. Qumështi 110 lekë
3. Orizi 150 lekë/ kg
4. Sheqeri 80 lekë/kg
5. Kripa 30 lekë pakua
6. Mielli 90 lekë/kg
7. Makaronat 90 lekë pakua
8. Vaji 250 lekë/litri
9. Gjalpi 60 lekë pakua
10. Djathi 400 lekë/kg
11. Salsiçet 270 lekë pakua
12. Mishi 650 lekë/kg
13. Patatet 50 lekë/kg
14. Qepa 70 lekë/kg
15. Domatet 80 lekë/kg
16. Trangujt 50 lekë/kg
17. Qershitë 150 lekë/kg
18. Pjeshkat 90 lekë/kg
19. Uji i pijshëm 80 lekë 8 litra
20. Sapunë 100 lekë 2 copë
21. Letra higjienike 180 lekë pakoja
22. Tast enësh 70 lekë kutia

18 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›