Shtrenjtohet jetesa, me 1 mijë lekë një familje mbijeton vetëm një ditë
Sa ushqime blen një familje e vogël me 4 persona? Bukë, djathë, domate dhe qumësht, dieta e një dite
Ervin Koçi
Shtrenjtimi i jetesës, i cili ka ardhur gradualisht në rritje gjatë 10 viteve të fundit, duket sikur po i shtrëngon familjet shqiptare “në vrimat e fundit të rripit”. Kjo gjë ka ndodhur me shpejtësi, sidomos në dy vitet e fundit, ku kulmi arriti në muajt e parë të vitit 2008, periudhë në të cilën edhe inflacioni në vend arriti kulmin e tij. Por familjet e thjeshta shqiptare, të cilat në pjesën më të madhe janë nën nivelin mesatar të jetesës, çdo ditë e më tepër po ndiejnë shenjat e varfërisë kërcënuese. Kjo shikohet sidomos te dy kategori personash, që janë amvisat dhe kryefamiljarët. Të parat e shprehin varfërinë në mundësinë mjerane që kanë për të ndryshuar dietën ushqimore dhe recetën e gatimit të çdo dite. Të dytët janë pjesa më mjerane, pasi çdo ditë lundrojnë në stresin që nuk dinë se si të përballojnë jetesën, e cila sa vjen e po bëhet më mbytëse. Çdo ditë që të dyja këto kategori shqiptarësh përballen me realitetin që ndryshon me shpejtësi në negativitet përpara syve të tyre, në një kohë që ata nuk mund të ndryshojnë asgjë. Kriza e çmimeve të ushqimeve, e zbukuruar me emrin teknik “inflacion”, po ecën me shpejtësi dhe së shpejti ajo duket sikur do të pagëzohet me emrin “uri” ose “varfëri ekstreme”. Këtë situatë duket se e ka zbutur disi sezoni veror, ku prodhimet vendase janë përzierë me ato të importit dhe kanë dalë me një çmim mesatar, disi të pranueshëm për xhepat e shqiptarëve. Por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në vjeshtë e në dimër, kur gjithçka shtrenjtohet.
Çfarë mund të hamë
Çmimet përditë e më të shtrenjta që po izolojnë zinxhirin ushqimor të çdo shqiptari, duke e katandisur vetëm në bazë drithërash e barishtesh, është kthyer në një realitet të frikshëm. Kjo analizohet fare lehtë duke bërë vetëm disa llogari të trasha matematikore me paratë që çdo ditë një familjeje i duhen për të blerë ushqimet e përditshme. Nga një vëzhgim i shkurtër që gazeta “Albania” ka bërë dje në disa prej tregjeve të kryeqytetit, si dhe nga një përllogaritje e thjeshtë e çmimeve, kemi kuptuar fare qartë situatën. Kemi analizuar blerjen që secili prej nesh mund të bëjë çdo ditë me një kuotë mesatare prej 1 mijë lekësh (të rinj), duke parë në të njëjtën kohë se edhe sa vlerë ka realisht një kartëmonedhë e tillë. Hartuam një listë në të cilën vendosëm ushqimet bazë të menysë së një familjeje të thjeshtë të përbërë prej 4 anëtarësh, dhe me kartëmonedhën 1 mijë lekëshe nisëm të blinim artikujt ushqimorë një nga një, por duke pasur parasysh se duhet të përdornim pikat e shitjes popullore, si dyqanet ushqimore të lagjeve apo tregjet e rrugëve (të kudondodhura dhe të improvizuara në Tiranë). Në listën tonë vendosëm artikujt ushqimorë bazë dhe tentuam ta “zbukuronim” edhe me disa elemente shtesë. Kështu nisëm tradicionalisht të parën me bukën, pastaj me orizin, makaronat, miellin, vajin, sheqerin, kosin, qumështin, gjalpin, djathin, vezën, salsiçet në vend të mishit, patatet, qepët, domatet, trangujt, qershitë si frutën e stinës, si dhe në fund ujin e pijshëm masiv. Lamë jashtë kësaj liste kripën dhe erëzat, pa tentuar të fusnim ushqimet e luksit, si peshkun, mishin, frutat e tjera më të shtrenjta, shumë lloje zarzavatesh, lëngun e frutave etj., si dhe “harruam” detergjentet.
Sa arritëm të blejmë
Nga gjithë ajo listë që bëmë me ushqimet bazë për një familje me 4 anëtarë, me kartëmonedhën 1 mijë lekëshe mundëm të blinim: një bukë masive 800 gramë 80 lekë, 1.5 litra qumësht vendi 110 lekë, një pako salsiçe të një firme popullore 270 lekë, një pako oriz nga më i liri 150 lekë, 1 kg domate 80 lekë, 1 kg tranguj 50 lekë, një litër vaj gatimi (të pakontaminuar) 250 lekë, si dhe në fund, për ta “njomur” ushqimin dhe një bidon ujë të pijshëm masiv prej 8 litrash, 80 lekë. Nga e gjithë lista vetëm me ushqimet bazë, ose të njohura ndryshe si të shportës, ku guxuam të fusnim edhe frutat, me një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe jo vetëm që nuk blemë ato që donim, por llogaria na u rrit edhe me 70 lekë më tepër (llogaritini po nuk besuat), që i mbetëm borxh një shitësi që e njihnim. Ky i fundit na bëri edhe një favor më tepër. Nuk na e shënoi emrin në listën e tij të gjatë të borxhlinjve, që i ishte bërë më e gjatë se rruga “Durrës-Kukës-Morinë”. Kishte besim që do t’ia sillnim. Kështu, në një ditë me pazarin e bërë me 1 mijë lekë, një familje shqiptare me 4 anëtarë mund të hajë bukë, qumësht, domate dhe oriz dhe në fund ta shoqërojë me ujë të freskët.
18 Qershor 2008