E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë fton studentët më të mirë të punojnë në administratë

TIRANË - Ministria e Drejtësisë fton studentët më të mirë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e administratës së saj. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë, të enjten Ministria hap dyert për studentët më të mirë të Universitetit shtetëror të Tiranës. Kërkesat për përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike po rrisin çdo ditë e më tepër nevojën e thithjes së trurit dhe kjo nismë synon rritjen e performancës së administratës publike.

21 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›