E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, jashtë sistemit arsimor 40 mësues

ELBASAN - Të paktën 40 mësues në qarkun e Elbasanit, të cilët nuk kanë arsimin përkatës, do të preken nga reforma në arsim. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Arsimit në qarkun e Elbasanit, Kujtim Mema, gjatë analizës vjetore për vitin 2007, që u zhvillua të enjten në mjediset e teatrit “Skampa” të këtij qyteti. “Reforma do të prekë mësuesit e të gjitha niveleve të shkollave në rang qarku”, - tha Mema, i cili theksoi se reforma do të largojë nga puna mësues me arsim pedagogjik të mesëm, ose jashtë profilit. Në fjalën e tij, drejtori Mema u ndal edhe në informatizimin e shkollave. “Ka përfunduar instalimi i sistemit kompjuterik në të gjitha shkollat e mesme të qarkut të Elbasanit, ndërsa ka nisur instalimi i këtij sistemi në shkollat 9-vjeçare të qytetit”, - vijoi ai. “Prioritet i imi do të jenë kontrollet e mësuesve që kryejnë kurse private. Është detyrë e drejtorëve të shkollave që të ushtrojnë kontrolle dhe të marrin masa të rrepta ndaj tyre”, - tha Mema, i cili nënvizoi se ndaj këtyre mësuesve nuk do të ketë tolerime.

21 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›