Ministria e Drejtësisë përcakton listën e tretë e të përndjekurve për dëmshpërblim
Specialistët kësaj radhe kanë përzgjedhur rreth një mijë emra
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë bën gati listën e tretë me emrat e të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” se grupi i specialistëve që po shqyrtojnë kërkesat kanë përgatitur rreth një mijë emra, të cilët ia kanë dërguar për miratim ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Të njëjtat burime shpjeguan se do të jetë ky i fundit ai që do të hedhë firmën për të nisur më pas kalkulimet për secilin emër. Kjo është lista e tretë brenda këtij viti që Ministria e Drejtësisë ka përgatitur me emrat e të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim. Lista paraprake mendohet se do të jetë gati për miratim në qeveri në fund të këtij muaji. Sakaq, në këtë ministri vijon shqyrtimi i kërkesave sipas fazës në të cilën ndodhen dosjet.
Lista
Rreth një mijë emra të përndjekurish kanë mbërritur në tavolinën e ministrit Enkelejd Alibeaj për të marrë miratimin e tij. Lista me emrat ende nuk bëhet publike nga ky dikaster për shkak se cilësohet si listë paraprake, pasi ende nuk ka mbaruar procedura për të. Sipas specialistëve, pas firmës së ministrit kjo listë do të shpërndahet sërish për kalkulime të masës së dëmshpërblimit që i takon secilit prej të përndjekurve që kanë kaluar fazën e parë. Në këtë fazë janë shumë të rëndësishme të dhënat që përfituesi ka dhënë në formularin e vetëdeklarimit. Kjo për shkak se në varësi të këtyre të dhënave do të bëhen përllogaritjet mbi dëmshpërblimin që duhet të fitojë. Më pas lista do t’i dërgohet qeverisë së re për miratim.
Paratë
Sipas ligjit, Ministria e Drejtësisë, brenda 1 jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan, në vlerë të plotë, dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Box
Skema për ish-të dënuarit që kanë marrë para ose letra me vlerë
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si vijon: në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën që do të zbritet nga dëmshpërblimi brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është.... lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z/znj.....” ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë ju informojmë se masa e zbritur është.... lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z/zj..... Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.
Box
Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit, të internuarit ose të dëbuarit politikë
Çdo i dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, sipas kritereve të këtij ligji, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë
Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1 000 (një mijë) lekë në ditë;
Për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Dëmshpërblimi i përcaktuar në paragrafin më sipër u takon dhe familjarëve të tij, në pjesë të barabarta takuese, kur i dënuari nuk jeton më. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.
Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme
Box
Llogaritja e dëmshpërblimit
Formula e përllogaritjes së periudhës së vuajtjes së dënimit politik të padrejtë, do të jetë si vijon:
A=(A/L) x Y
Periudha e vuajtjes së dënimit politik, gjithsej në ditë. Ku një vit është i barabartë me 365 ditë ndërsa një muaj është i barabartë me 31 ditë.
"A" në kuptim të këtij ligji është masa e dënimeve të dhëna, për një ose disa nga vepra penale politike sipas nenit 5 të këtij ligji e llogaritur në ditë, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor.
"L" në kuptim të këtij ligji është masa e dënimeve i gjithsej e llogaritur në ditë, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor.
Y në kuptim të këtij ligji është koha reale e vuajtjes së dënimit, e cila përfshin edhe periudhën e hetuesisë për shkak të këtij vendimi gjyqësor. Një vit është i barabartë me 365 ditë. Një muaj është i barabartë me 31 ditë
Shembulli:
Personi A. B. është arrestuar në vitin 1962 dhe është dënuar në vitin 1963, sipas vendimit të gjykatës të formës së prerë, për:
1. Agjitacion-propagandë sipas Nenit 73 të Kodit Penal me 7 vjet heqje lirie, po me të njëjtin vendim është dënuar, sipas Nenit 199 Kodit Penal, për shpërdorim detyre, me 3 vjet heqje lirie dhe sipas nenit të Kodit Penal, për figurën e veprës penale të "Përvetësimit të pasurisë së tjetrit", me 3 vjet heqje lirie të tjerë. Përfundimisht, gjykata sipas Nenit 48 të Kodit Penal (bashkim dënimesh) ka vendosur dënim gjithsej 10 vjet burg. Nga evidenca e Ministrisë së Drejtësisë rezulton se personi ka vuajtur izolim dhe burgim gjithsej 9 vjet dhe një muaj.
Për efekt të këtij ligji, përllogaritja e dënimit penal të padrejtë do të kryhet si vijon: "A" periudha e vuajtjes së dënimit politik për efekt të këtij ligji gjithsej
A=(A/L) x Y ku
A 7 vjet : (7 x 365): 13 muaj; (7 + 3+ 3) x 365 ;Y--.9 vjet e 1 muaj: (9 x365) +31
A=(A/Z) x Y
A=(7X365/13X365)/ x (9 x365) +31 A = 1 785 ditë
Sipas këtij ligji, dëmshpërblimi do të përllogaritet 1785 ditë X 2000 lekë.
9 Shtator 2009