E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Energjetikës do të japë me koncesion tre hidrocentrale

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) do të jetë autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurës ligjore për dhënien me koncesion të formës "BOT" (ndërtim, operim, transferim), të hidrocentraleve "Cemerica 1,2,3", 'Trebisht", "Shtikë" dhe "Koxheraj".  Ky  vendim është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të këtyre hidrocentraleve, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE). hidrocentralet "Cemerica 1,2,3" u jepen me koncesion shoqërisë “REJ”, shpk, hidrocentrali “Trebisht” shoqërisë “V-Sadiku”, shpk, hidrocentrali  “Shtikë” shoqërisë “Qeramika e Jugut”, shpk, ndërsa hidrocentrali “Koxheraj” i jepet me koncesion shoqërisë “Vili, 2007”, shpk. Për zbatimin e këtyre vendimeve ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›