E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët e ndërtimeve informate në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan do të kompensohen me rreth 1.5 miliard lekë

Pronarët e sipërfaqeve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, që do të shpronësohen, do të kompensohen me 1.514.896.721,65 lekë. Ky vendim është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqen 66 822,14 metër katrore tokë truall. Sipas vendimit të Qeverisë, ky fond do të krijohet nga të ardhurat e arkëtuara në buxhetin  e shtetit, gjatë procesit të legalizimeve, nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, që do të përfshihen në fondin e kompensimit financiar, të parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioni, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale  dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›