E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave prish kontratat e Yasim Kadisë



Që prej datës 31.01.2008, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Financave ka nisur të prishë kontratat mes qiramarrësve të pronave të Yassin Kadi. Pas këtyre veprimeve, ka reaguar përfaqësuesi i biznesmenit jordanez, Hamzeh Abu Rayyan i cili është dhe Administratori i pronave të Shoqërisë “Loxhall” Sh.p.k. (njëra nga shoqëritë e Yassin Kadi në Shqipëri). Pasi është marrë dijeni mbi këto veprime, i është kërkuar Drejtuesit te Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara te vepronte në mënyre zyrtare duke njoftuar Z. Hamzeh Abu Rayyan dhe përfaqësuesen e Z. Yassin Kadi në përputhje me ligjin dhe praktikën administrative, per të gjitha veprimet që po kryhen nga ana e tij. Megjithatë, nga ana e Kryeadministratorit nuk është kthyer asnjë përgjigje zyrtare. Qiramarrësit e pronave të zotit Kadi, kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e reja, pasi ata janë duke zbatuar një kontratë që është nënshkruar më parë, me pronarin legjitim të atyre pronave. Kërkesave të tyre për një sjellje ligjore dhe zgjidhje ligjore të kësaj çështjeje, inspektorët e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara u janë përgjigjur me mbylljen e aktivitetit të qiramarrësve. Vetëm gjashtë prej tyre kanë nënshkruar.

4 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›