E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Universitetit të Korçës, më shumë informacion për BE-në dhe Kartën e Bolonjës



Studentët e Universitetit të Korçës ndihen të pakënaqur me informacionin e dhënë deri tani mbi politikat e Bashkimit Europian në lidhje me të rinjtë dhe sidomos me paqartësitë e sistemit të Bolonjës, që po aplikohet edhe në Shqipëri në mënyrë që të arrihen standardet europiane. Të mbledhur dje në bibliotekën e universitetit nga Qendra Europiane në forumin “Shqipëria dhe Sfida e Integrimit në Bashkimin Europian”, të rinjtë e qytetit juglindor kërkuan më tepër informacion në lidhje me programet e ndryshme të BE-së mbi moshën e tyre, në mënyrë që të rriten mundësitë e tyre për të qenë pjesë e shkëmbimeve kulturore apo për të studiuar në vendet e BE-së. Lektorët e forumit iu përgjigjën këtij interesimi, duke ofruar adresa konkrete dhe materiale specifike në lidhje me programet e BE-së të tipit Youth in Action, ku mund të përfitojnë edhe të rinjtë shqiptarë. Forumi i djeshëm në Korçë ishte i pari prej një serie prej 12 forumesh në gjashtë qytetet kryesore të Shqipërisë.

4 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›