Ministria e Mjedisit: Kryebashkiaku i Durrësit po pengon ndërtimin e portit të peshkimit
Tiranë, 26 janar NOA Ministria e Mjedisit ka
reaguar sot për portin e peshkimit në Durrës.
Pas deklaratave të Kryetarit të bashkisë së
Durrësit, Vangjush Dako, për pengimin e portit të peshkimit në këtë qytet, ministria
e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, reagoi sot nëpërmjet
këshilltarit të ministrit, Aleksandër Garruli.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit po
disinformon opinionin publik për të penguar ndërtimin e portit të peshkimit. Porti
i peshkimit nuk është një veprimtari e re dhe e panjohur për impaktet që
krijon. Ai ndërtohet i gjithë në det duke mos penguar asnjë investim perspektiv
ne qytet, krejt përkundrazi, dallgethyesi i tij ndihmon në ndërtimin e portit të
jahteve. Aktualisht porti i peshkimit ndodhet brenda basenit të portit tregtar dhe shumë pranë kalatës së trageteve tha këshilltari
i ministrit i cili shtoi se me ndërtimin e portit të ri të peshkimit nuk mbartet
një veprimtari nga jashtë Durrësit, por sistemohet dhe transformohet një
veprimtari ekzistuese nga kushte të këqija në kushte bashkëkohore. P
Me tej Dako tha se për problemet mjedisore për
të cilat shprehet i shqetësuar kryebashkiaku janë të studiuara nga specialist
vendas dhe të huaj që i njohin këto probleme shumë më mirë se ai, në të kundërt
nuk do ishin ndërtuar porte peshkimi brenda qyteteve të mëdha shumë më të
zhvilluara se qyteti i Durrësit.
k.k/NOA