E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punës, rishikim pagesave sociale



Ministria e Punës do të rishikojë pagesat sociale dhe rivlerësojë të gjithë dokumentacionin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar. Burime zyrtare nga kjo Ministri bëjnë të ditur se është në përfundim projektligji për statusin e personave me aftësi të kufizuar, në rishikim është edhe ligji i shërbimeve sociale. Hartimi i draftit ligjor, që do të përfshijë trajtimin e kategorive të personave me aftësi të kufizuar, do të përfundojë brenda muajit mars dhe një muaj më vonë do të kalojë për miratim në qeveri. Rreth 105 mijë persona, si të verbër, para dhe tetraplegjikë, persona me diagnoza dhe dëmtime të ndryshme, invalidë pune, etj, mbështeten nga programi i pagesave në cash.

11 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›