E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma ekonomike, përjashtohen nga skema 3316 familje nga janari deri në shtator të 2009-s



Jonida Tashi

Largohen 3316 familje nga skema e ndihmës ekonomike, të cilat kanë përfituar në mënyrë abuzive. Shifra konfirmohet nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Punës, të cilat sqarojnë se që nga muaji janar e deri në shtator të këtij vitit, lista e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike ishte rritur në shifra të larta. Kjo ka bërë që inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror të zbresin në terren, për të verifikuar nga afër listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, me qëllim përjashtim e familjeve abuzuese. Sipas drejtuesve të Shërbimit Social, abuzimet më të mëdha me skemën e ndihmës ekonomike mendohet të jenë kryer nga pushteti vendor gjatë periudhës së fushatës elektorale, ku në këmbim të votës mjaft familjeve u është siguruar pagesa mujore e ndihmës ekonomike.
Reduktimi
Reduktimi i skemës së ndihmës ekonomike për vitin 2009, nuk do të mbyllet me shifrën e të larguarve të mësipërm. Deri në fund të vitit aktual, Ministria e Punës ka planifikuar ta reduktojë edhe më tej numrin e përfituesve të saj. Sipas deklaratave të bëra nga drejtuesit e këtij dikasteri, rreth 8 mijë familje, që marrin ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga skema deri në fund të vitit 2009. Konkretisht nga 93 mijë familje përfituese të ndihmës që numërohen sot, deri në fund të vitit, Ministria e Punës synon që reduktimi i përfituesve të arrijë në shifrën 85 mijë familje. Ndërkohë që e njëjta taktikë për “pastrimin” e skemës së ndihmës ekonomike do të ndiqet edhe për katër vitet e ardhshme. Ministria e Punës ka zbardhur në shifra numrin e familjeve që do të përjashtohen nga skema e ndihmës duke filluar që nga viti 2010 deri në 2013. Për vitin më të afërt, 2010, Ministria e Punës ka parashikuar që numri total i përfituesve të kësaj ndihme të jetë 80 mijë familje. Një vit më pas, në 2011-n sipas parashikimit të dikasterit të Punës, do të ketë edhe më pak përfitues në këtë skemë, numri total i të cilëve do të arrijë në 74000. Më e qëndrueshme skema e ndihmës ekonomike do të jetë gjatë viteve 2012 dhe 2013, pasi për këtë hark kohor është vendosur që numri i përfituesve të jetë 70 000 përfitues për çdo vit, çka do të thotë se lëvizjet në skemë do të jenë të reduktuara.
Rritja
Deri në vitin 2013, propozohet që masa e ndihmës ekonomike për familje të tentojë arritjen e treguesit të nivelit të varfërisë për person, por brenda një kufiri tavan që nuk e kalon nivelin e pensionit minimal në shkallë vendi. Masa mujore e ndihmës ekonomike në vlerë do të vazhdojë të llogaritet në përputhje me strukturën e familjes e diferencuar për grupet e ndryshme të anëtarëve të saj, në vartësi edhe me karakteristikat e varfërisë. Sakaq, kufiri minimal dhe maksimal i ndihmës ekonomike do të përcaktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave, në vartësi me ritmet e rritjes së pensionit minimal në qytet në shkallë vendi, progresin ekonomik dhe burimet buxhetore. Për 2009, niveli maksimal i ndihmës ekonomike do të jetë 7500 lekë në muaj për familje, ndërsa niveli minimal 1000 lekë në muaj për ndihmën ekonomike e pjesshme. Në këtë periudhë, do te mbeten të pa ndryshuara pagesat për anëtarët e familjes sipas strukturës së saj. Më pas, këto pagesa do të rriten gradualisht nga viti në vit. Sipas Ministrisë së Punës, rritja e masës së mbulimit të nevojave të familjeve të varfra do të realizohet nga: rritja e fondeve buxhetore që do te transferohen në programin e ndihmës ekonomike si dhe nga ulja e numrit të familjeve përfituese nga skema si rezultat i rritjes ekonomike. Projeksioni i numrit të familjeve të varfra, fondeve buxhetore për mbulimin e nevojave dhe masës mesatare për një familje dhe për një person, paraqiten në tabelën 1.1. Ndërsa projeksioni i masës mesatare të ndihmës ekonomike për një familje si dhe për një person, në periudhën 2007-2013 paraqiten në tabelën 1.2.

Ndihma ekonomike në vitin 2013
Barazohet numri i përfituesve në fshat dhe qytet, ndryshon masa e përfitimit

të përbërjes së familjeve të varfra në skemën e ndihmës ekonomike, rezulton se një familje e varfër ka mesatarisht në përbërjen e saj 4.7 anëtarë nga të cilët: kryefamiljarët zënë 21% të numrit të përgjithshëm të personave në skemën e ndihmës, personat mbi moshë pune 2%, personat në moshë pune 34%, ndërsa personat nën moshën ligjore të punës 43%. Në vitin 2013, në skemën e ndihmës ekonomike parashikohet të bëjnë pjesë 70 000 familje, nga të cilat 35 000 familje në zonat urbane, të cilat do të marrin kryesisht ndihmë ekonomike të plotë dhe po kaq rreth 35 000 familje do të përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike në zonat rurale, të cilët përgjithësisht do të marrin ndihmë të pjesshme. Krahas me reduktimin e numrit të familjeve, është parashikuar edhe rritja e fondeve buxhetore për programin e ndihmës ekonomike. Në periudhën 2011-2013, rritja e fondeve për ndihmën ekonomike do të jetë më e moderuar. Në vitin 2013, fondet për programin e ndihmës ekonomike, parashikohen të jenë 7.6 miliard lekë. Ndërsa masa mesatare e ndihmës ekonomike për një familje në vitin 2013, parashikohet të jetë 9115 lekë në muaj.

Projeksion i masës së ndihmës ekonomike sipas anëtareve të familjes
Masa (lekë)
Struktura e familjes 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Kryefamiljarë 2600 2600 2600 3000 3300 3400 3500
Mbi moshë pune 2600 2600 2600 3000 3300 3400 3500
Persona në moshë pune 700 700 700 800 1200 1400 1600
Persona nën moshë pune 600 600 600 700 1100 1300 1500

Projeksioni i buxhetit, numrit të familjeve, dhe masës mesatare të përfitimit
Fondet Numri i familjeve
në NE Përfitim mesatar mujor për familje Përfitim mesatar mujor për person
Milionë lekë Lekë Lekë
2007 2600 114000 1890 406
2008 3600 93000 3226 693
2009 4800 85000 4706 1010
2010 5700 80000 5931 1274
2011 6800 74000 7686 1650
2012 7200 70000 8508 1827
2013 7600 70000 9115 1957

19 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›