E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Maqedoni



Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Maqedonisë për përcaktimin e vijës kufitare. Kjo ministri bashkohet me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët, z.Havier Solana, i cili e konsideroi marrëveshjen si shenjë të pjekurisë dhe përgjegjësisë së vendeve. Ministria e Punëve të Jashtme, vlerësoi se arritja e kësaj marrëveshjeje është një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një dëshmi e qartë e vullnetit të dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë, për një të ardhme të përbashkët evropiane.

Bosnjë
Një serb dënohet me 30 vjet burgim

Një gjykatë në Bosnjë Hercegovinë ka dënuar ish-oficerin serb të armatës Millorad Tërbiç, me 30 vjet burgim, për rolin e tij në genocidin e myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, para 14 vjetësh. Në vendimin e gjykatës thuhet se ai ka marrë pjesë “në ndërmarrjen kriminale, me qëllim që të kapen, të burgosen dhe të ekzekutohen të gjithë myslimanët e moshës ushtarake të eknlavës së Srebrenicës”. Në korrik të vitit 1995 janë vrarë rreth 8 mijë djem e burra myslimanë, pas rënies së Srebrenicës nën forcat serbe. Ky konisderohet si një nga krimet më të tmerrshme antinjerëore të viteve të fundit.

Pakistan
Vriten 4 ushtarë, plagosen 12 të tjerë

Armata e Pakistanit bëri të ditur se katër ushtarë të saj kanë humbur jetën në ofensivën e shkallës së gjerë, e cila filloi në Vaziristanin jugor në kufi me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë tha se 12 ushtarë të tjerë janë plagosur në përleshjet me militantët e armatosur rëndë. Më shumë se 30 mijë ushtarë po marrin pjesë në ofensivën, e cila mbështetet nga helikopterë dhe aeroplanë luftarakë. Ofensiva pasoi sulmet e militantëve gjatë dy javëve të kaluara në qytetet e ndryshme të Pakistanit, në të cilat u vranë më shumë se 160 persona.

SHBA
Arrestohet miliarderi për mashtrime

Njëri ndër njerëzit më të pasur në Amerikë, Raxh Raxharatnam, është arrestuar nën akuzën për përfitime në mënyrë ilegale. Prokurori federal në Nju Jork tha se ai dhe pesë të dyshuar të tjerë, kanë fituar më shumë se 20 milionë dollarë për vite me radhë nga një skemë financiare. Bëhet e ditur se të pandehurit në mënyrë të paligjshme kanë përfituar nga disa kompani, në mesin të cilave janë Google, IBM dhe hotelet Hilton. Raxharatnam 52 vjec, radhitet i 559-ti në listën e njerëzve me të pasur në botë, me një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë.

Koreja e Veriut
154 mijë të mbyllur në kampe përqëndrimi

Rreth 154 mijë persona mbahen të mbyllur në gjashtë kampe përqëndrimi në Korenë e Veriut. Sipas një deputeti të Parlamentit të Penianit, në fund të viteve ’90 numri i këtyre personave ishte 200 mijë, derisa nën presionin e ndërkombëtareve u vendos mbyllja e 4 kampeve. Situata është denoncuar edhe nga Koreja e Jugut, sipas së cilës të burgosurit në këto kampe duhet të punojnë më shumë se 10 orë në ditë. Koreja e Veriut është një vend që njihet për dorën e hekurt që ushtron pushteti ndaj atyre që i kundërvihen politikës së tij.

19 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›