Miranda Kerr pozon nudo për linjën kozmetike “Kora”
Miranda Kerr magjeps sërish fansat e saj me trupin perfekt dhe fytyrën prej ëngjëlli. Bukuroshja zhvishet këtë radhë tërësisht për të lançuar një linjë produktesh kozmetike. E mrekullueshme dhe sensuale, pa rroba ajo pozon për fotografët, ndërsa mbulon pjesët intime. Miranda Kerr, 26 vjeçe dhe është konvertuar në besimin budist duke zgjedhur emrin Kora për produktet e saj të bukurisë, fjalë me origjinë tibetiane. Engjëlli seksi i Victoria’s Secret, aktualisht është e lidhur me Orlando Blumin. Ajo është e famshme, e paguar dhe shumë e kërkuar në botën e modës. Me këtë shërbim ajo tregon se nuk di vetëm të jetë e bukur dhe një ndër modelet më të paguara në botë, por edhe një biznesmene e zonja. Produktet Kora fillimisht do të shiten vetëm në Australi në dyqanet David Jones. Miranda ka qenë e pranishme edhe gjatë krijimit të formulës, vënies së emrit dhe paketimit të produkteve kozmetike.
19 Tetor 2009