Shakira, këngëtarja që e vogël e varur nga skena
Shakira thotë se ajo është e varur nga paraqitja në skenë që nga mosha pesëvjeçare. Këngëtarja e hitit “She Wolf” tregon se ajo ka përjetuar dëshirën e parë për të qenë në skenë kur kishte parë një kërcimtare në një restorant ku ishte me prindërit e saj. “Kam vallëzuar dhe kam dhënë shfaqje në shkollë, çdo të premte, të njëjtën pikë vazhdimisht. Ishe pesë vjeçe, kur u bëra e varur të paraqitesha në skenë. Më dukej sikur vendi më i bukur në botë, të performoja para publikut, që në rastin tim ishin një grup nxënësish, fëmijë të moshës time”, ka thënë këngëtarja. Ditë më parë ajo është shprehur se për të performuar më mirë në skenë dhe në klipe e ndihmon besimi në vetvete si dhe trupi që me kalimin e viteve është bërë më seksi.
19 Tetor 2009