Procesi: Shpërndarja edhe me këste
Autori i Lajmit: M.P.
Të gjitha subjektet, që do të përfitojnë dëmshpërblimin sipas këtij ligji, të përfitojnë një shumë deri në 1.000.000 lekë dhe pjesa e mbetur, nëse ka, të shpërndahet me këste të tjera, vetëm pasi të jetë marrë kësti i parë edhe nga i përndjekuri i fundit. Projektligji përcakton se dëmshpërblim, sipas këtij ligji, përfiton çdo person, që ka vuajtur dënim penal politik, në kuptim të këtij ligji, për çdo ditë heqje lirie apo izolimi, për vepra penale politike, në institucionet penitenciare apo në një institucion mjekësor, psikiatrik a jopsikiatrik. Sipas këtij projektligji, do të dëmshpërblehen edhe personat e internuar deri në vitin 1954, në kampe me tela me gjemba, si dhe familjarët e të dënuarve politikë, të pushkatuar apo ekzekutuar, brenda periudhës 30.11.1944 - 1.10.1991.
7 mijë dënimet e cilësuara ordinere:
Të pushkatuar 6 027 persona
Të sëmurë psikikë 286 persona
Të dënuar me burgim 16 585 persona
Të vdekur në burgje 1 065 persona
Gjithsej grupi A 6 313 persona
Gjithsej grupi B 17 650 persona
Vite burgu 91 400 vjet
Vendimet që prekin kategoritë që do të dëmshpërblehen:
Vendimi “Dënim me vdekje”, të paekzekutuar, si pasojë e rrëzimit të sistemit komunist më 1.10.1991;
Vendimi “Dënim me burgim të përjetshëm”;
Vendimi “Dënim me burgim”;
Vendimi “Dënim me mjekim të detyruar”;
Vendimi “Dënim me vendosje në një institucion mjekësor a mjekësor psikiatrik”
Neni 20
Afati i paraqitjes së kërkesës
Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ish-të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara, që plotësojnë nenet 4 dhe 5 të këtij ligji, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, për dënimin penal të padrejtë sipas formularit përkatës.
2. Mosparaqitja e kërkesës brenda një afati 6-mujor sjell humbjen e të drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik apo për familjarin e viktimës, me dënim kapital. Sipas këtij ligji, ish-i dënuari i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimës së pushkatuar nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen e kërkesës, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 21
Përmbajtja e kërkesës
a) Të dhëna për përbërësit e gjendjes civile të ish-të dënuarit politik, në kohën e dënimit dhe informacioni aktual, sipas rastit, nëse janë ndryshuar emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e të mëmësisë për të dënuarit me vdekje, burgim dhe internim. Për të gjitha ndryshimet në përbërës, kërkesës duhet t’i bashkalidhet edhe akti, që i ka ndryshuar ato.
b) Të dhëna për periudhën e ekzekutimit (ditën)/vuajtjen e dënimit/dënimeve, hyrjet daljet nga burgimi, izolimi apo internimi;
c) Vendimin e gjykatës, të formës së prerë/ aktin e internimit apo aktakuzën për izolimin, nëse ka;
ç) Dokumentacion për gjendjen familjare, aktuale të ish-të dënuarit politik;
d) Çdo informacion që ka ai, për gabime ortografike apo materiale, të përbërësve të gjendjes civile të tij, në vendim apo aktakuzë, për identifikimin e saktë të tij;
dh) Certifikatën e gjendjes civile, që provon të gjithë përbërësit e gjendjes civile dhe një adresë të saktë të zgjedhur prej tij për komunikim.
Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës.
Për ish-të dënuarit që nuk jetojnë apo familjarët e viktimave, kërkesa paraqitet nga familjari, sipas rrethit të caktuar në këtë ligj.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007