Neni 22: Mënyra dhe evidentimi i kërkesave
Autori i Lajmit: M.P.Paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryehet brenda territorit të vendit vetëm me anë të Posta Shqiptare nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit, nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria.
Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip që i bashkalidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi, në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare sh.a, regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato.
Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet këtij të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes i përcillet dërguesit.
Tarifa e këtij shërbimi postar e reduktuar, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe shërbimi kryhet në të gjitha filialet postare, të qyteteve dhe të bashkive të vendit.
Për të dënuarit, me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i dokumenteve në Ministrinë e Drejtësisë kryhet drejtpërdrejt, nëpërmjet shërbimit konsullor, sipas së njëjtës procedure, të përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, ku punonjësi konsullor kryen pranimin dhe harton formularin e dorëzimit të dokumentacionit. Kërkesat nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme i përcillen ministrit të Drejtësisë. Tarifa e këtij shërbimi caktohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007