Qarku Lezhë/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi dje vendimin për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Lezhës.
Sipas zëdhënësit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Leonard Olli, vendimi i miratuar përcakton ndarjen e 7 mandateve për Qarkun Lezhë: 4 për koalicionin “Aleanca e ndryshimit”, të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin “Bashkimi për ndryshim”, të drejtuar nga Partia Socialiste.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli kandidatë fitues nga lista shumë emërore e PD-së për qarkun Lezhë: Edi Palokën, Mark Markun, Paulina Hotin dhe Gjok Vuksanin.
Ndërsa kandidatë fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli dhe Armando Prenga. Lezha është qarku i shtatë ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës dhe Elbasanit.
Me 7 deputetët e rinj të mandatuar dje nga KQZ shkon në 60 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni zgjedhor.
Në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Lezhës u thirrën për të votuar 148.491 zgjedhës, ndërsa funksionuan 244 qendra votimi të grupuara në 3 KZAZ.
...