Tirana-Vllaznia, kualifikimi i hapur
07/04/2005 Bardheblutë fitojnë (1-0), një garanci minimale. Shkodranët me sytë nga ndeshja e kthimit, ku shpresojnë ta përmbysin këtë rezultat
Një fitore e ngushtë me rezultatin 1-0, ka qenë përfundimi i sfidës mes dy gjigandëve të futbollit tonë, Tiranës dhe Vllaznisë, të përplasur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Rezultati i ngushtë i fitores është një garanci minimale për bardheblutë, të cilët gjithësesi luajtën më mirë sesa shkodranët. Për sa i përket kualifikimit për në finale, duket se do të duhet të presim edhe ndeshjen e kthimit, e cila mund të rezultojë vendimtare. Pasditen e djeshme në stadiumin “Qemal Stafa”, është luajtur një ndeshje e nivelit mesatar të kampionatit shqiptar, ku mund të thuhet se një epërsi të lehtë e ka pasur Tirana. Trajneri Starova kishte zbritur që në minutën e parë, një formacion të vendosur 3- 5-2, me Nallbanin, i cili duket se ka lënë në stol portierin e dy fazave të para të kampionatit. Në krahun tjetër, trajneri i Vllaznisë, Medja ishte kundërpërgjigjur me skuadrën të vendosur në modulin, 4-4-2. Starti i takimit ishte premtues për bardheblutë, të cilëve brenda pak minutash u është anuluar një gol. Në një aksion të gjatë të Tiranës, Xhafa, para se të përcillte topin për në rrjetë, e kishte prekur atë me dorë. Gjyqtari nga shumë pranë, e gjykon të parregullt golin. Në minutat e mëpasme, bardheblutë janë më agresivë, më të organizuar. Dalin shpejt përpara dhe krijojnë dista raste për shënim, ndërkohë që shkodranët e marrin shpesh iniciativën për të sulmuar, por e kanë shumë të vështirë të futen në zonën kundërshtare. Mbrojtja e kryeqytetasve nuk lë shumë hapësira, kështuqë Abilio, Sinani e Belisha provojnë më shumë me goditje të forta nga jashtë zonës. Zhbllokimi i rezultatit do të vijë vetëm në minutën e 41-të, kur Rraklli jep një asist për Xhafën, që nuk e ka pasur shumë të vështirë të mposhtë portierin e ri të shkodranëve, Shehi. Brenda pak minutash vjen reagimi i miqve, të cilët shkojnë shumë pranë golit të barazimit: Abilio gjuan nga jashtë zonës dhe trondit shtyllën e djathtë të Nallbanit, po i kthyer nga shtylla te Belisha, i cili nga shumë pranë gjuan në trupin e portierit bardheblu. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, ndërkohë që e dyta nuk dhuron më pak emocione. Taboloja e ndeshjes është e njëjta me atë të pjesës së parë, Tirana krijon një volum të madh loje dhe disa raste, ndërsa shkodranët për t’u shmangur, përplasen në murin e mbrojtjes bardheblu, provojnë gjuajtje nga distanca. Rastin më të mirë për të shënuar e ka patur Tirana në minutën e 52- të, kur Muka nuk ka mundur të realizojë nga 11-metërshi, që ishte fituar më parë nga Rraklli, pas një ndërhyrjeje të gabuar të portierit Shehi ndaj sulmuesit kavajas. Fërshëllima e fundit ka mbyllur ndeshjen 1-0, në favor të kryeqytetasve, ndërsa për të mësuar se kush do të kualifikohet, do të na duhet të presim ndeshjen e kthimit, pas dy javësh.
Kombëtarja, një miqësore në Amerikë
Një miqësore për Shqipërinë në Amerikë. Ky është lajmi më i fundit, nw lidhje me Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë do të duhet të luajnë kundër një seleksioni të komunitetit shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të festimeve që do të zhvillohen nga 3 deri në 7 korrik, në SHBA për festën e pavarësisë. Konfirmimi për këtë miqësore, që pritet të zhvillohet më 4 korrik, është dhënë vetëm dje, nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një gjë të tillë e bëri të ditur dje zëdhënësi i shtypit të FSHF-së, Lysjen Nurishmi. Ai tha se federata jonë i ka dhënë “OK”, kësaj ndeshjeje, por jo në masën 100%, pasi siç tha edhe Nurishmi, është rënë dakord vetëm parimisht, duke lënë të nënkuptohet se jo gjithçka është e sigurt. “Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me komunitetin shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në 4 korrik, ditë kjo, që shënon edhe pavarësinë e këtij vendi. Por, kjo është vetëm parimisht, pasi akoma nuk është zyrtarizuar 100%”, tha dje zëdhënësi Nurishmi. I pyetur, nëse për këtë ndeshje të mundshme miqësore ishte i informuar edhe trajneri i Kombëtares sonë, Hans Peter Briegel, ai tha se ishte në dijeni të kësaj kërkese të shqiptarëve të Amerikës dhe njëkohësisht ishte dakord që të zhvillohej kjo ndeshje. “Po, Brigel është në dijeni të kësaj ndeshjeje të mundshme miqësore dhe është dakord që të zhvillohet. Gjithsesi, më vonë do të zyrtarizohet plotësisht zhvillimi i kësaj ndeshjeje”, përfundoi zëdhënësi Nurishmi. Por, nëse do të zhvillohet ndeshja e 4 korrikut, kjo datë nuk është e lirë nga UEFA dhe trajneri Briegel mund të mos ketë të gjithë futbollistët kryesore në dispozicion, pasi ata nuk janë të detyruar të largohen nga klubet e tyre. Më 29 maj, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Poloninë, në fushën e kësaj të fundit, ndërsa në 4 qershor, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e radhës me Gjeorgjinë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2006.